Kek me çokollatë dhe fasule të zeza, ëmbëlsirë e pasur në minerale

Blerina Bombaj

Përbërësit

  • 340 gr fasule të zeza të ziera
  • ½ kupë sheqer kaf
  • 1 lugë të madhe kafe
  • ¼ kupë kakao
  • 3 vezë
  • 1 pako çokollatë fondente (100gr)
  • 1 kupë arra të grira
  • ½ lugë pluhur për pjekje
  • 1 lugë të madhe fara lini
  • 4 lugë vaj ulliri
  • pak ujë
  • pak kripë
  • pak vanilje

Përgatitja

  1. Ndizni furrën në 180 gradë.
  2. Përzieni farat e linit me pak ujë sa të fryhen.
  3. Shkrini çokollatën.
  4. Përzieni fasulet e grira me çokollatën me ujin dhe farat e linit, vezët, kakaon, vaniljen, sheqerin, kafen, dhe i bluani bashkë në blender.
  5. Vendoseni në tepsi dhe hidhini përsipër arrat.
  6. Piqini për 30 minuta.

*Ky kek është burim i shkëlqyer i mineraleve si hekuri, magnezi, kalciumi dhe njëkohësisht ofron sasi të kënaqshme fibrash bimore.

Fasulet e zeza përmbajnë në veçanti lloje fibrash të patretshme të cilat kthehen në zorrën e trashë në përbërës ushqyes që parandalojnë kancerin./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme