Kek me vaj ulliri dhe çokollatë

Koha e përgatitjes : 15 minuta

kek me cokollateKoha e pjekjes : 35 minuta

Përbërësit:

2 gota sheqer

2 filxhanë kakao i errët

2 lugë çaji sodë për pjekje

1 lugë çaji kripë

2 vezë

1 filxhan dhallë pa kripë

1 filxhan verë e kuqe

½ filxhan vaj ulliri

2 lugë çaji vanilje pluhur

Kakao pluhur dhe sheqer pluhur

Përgatitja:

Ngroheni furrën në 220 gradë.

Në një tas hidhni sheqerin, miellin, kakaon, sodën e bukës dhe pluhurin për pjekje, përziejni të gjithë përbërësit me anë të një mikseri.

Në një tas tjetër hidhni vezët, dhallin, verën, vajin e ullirit dhe vaniljen dhe përziejni mirë.

Shtoni përbërësit e lëngët në ato të thatë dhe përziejni për 2 minuta të gjithë bashkë më anë të mikserit, deri sa të dalë një masë homogjene.

Lyeni tepsinë apo formën ku do të hidhni kekun me vaj ulliri dhe hidhni masën që përftuat.

Pasi të jetë pjekur, spërkateni sipër më sheqer pluhur dhe kakao.

Lereni të ftohet 15 minuta në temperaturën e ambientit dhe pastaj hiqeni nga tepsia/forma.

 

Përgatiti për “Shëndet+” : Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme