Diabeti mund të dëmtojë nervat e arterieve në këmbë. Prandaj në kushte të tilla mund të ulë ndjeshmërinë duke çuar në formimin e lezioneve fillestare në këmbë
Dr. Adi Frashëri, shef departamenti në “Spitalin Villa Maria”, Itali
Dëmtimi ulceroz i këmbës diabetike është një ulceracion që mund të formohet në pjesën e këmbës dhe kavilies tek personat e prekur nga diabeti i tipit 1 dhe 2. Më shumë se 25% e personave diabetikë zhvillojnë gjatë jetës probleme me këmbët. Më shumë se 80% e amputimeve në botën lindore kryhen tek personat ku lezioni ulceroz ëshë faktori kryesor. Është vërtetuar shkencërisht se trajtimi i këmbës diabetike sjell rezultate më të mira klinike.
Diabeti mund të dëmtojë nervat e arterieve në këmbë. Prandaj në kushte të tilla mund të ulë ndjeshmërinë duke çuar në formimin e lezioneve fillestare në këmbë. Ndodh që lezionet ulceroze të përkeqësohen dhe të infektohen, dhe pacienti mos ta vërë re. Nëse ndodh, atëherë mund të shoqërohet dhe me prerjen e një gishti, e një pjese të këmbës apo gjymtyrëve të poshtme.
Faktorët e riskut
Përkufizohet si faktor risku një karakteristikë që rrit mundësinë për të zhvilluar një sëmundje ose gjendje patologjike. Faktorët plus rrisin riskun për të zhvilluar ulcera në këmbë në popullsinë diabetike.
- Neuropatitë periferike (ulja e ndjeshmërisë së prekshme dhe termike tek këmbët, ndjesi diegie dhe ngërçe zakonisht gjatë natës);
- Ulje e qarkullimit arterial në pjesën e gjymtyrëve të poshtme;
- Këpucët jo të rehatshme dhe jo të përshtatshme mund të shkaktojnë lezione
- Duhanpirja
Nëse manifestohet ndonjë nga këto simptoma ose shenja klinike, me shumë mudësi mund të jetë këmba diabetike:
- Skuqje ose lezione në këmbë ose në gjymtyrë;
- Dhimbje të ndryshme në këmbë;
- Ecje me vështirësi;
- Ndryshimi i ngjyrës së lëkurës të një pjese apo në tërë këmbën;
- Këmbë të ftohta
- Enjtje të këmbëve dhe kaviljes;
- Ethe ose temperaturë e lidhur me skuqjen ose enjtjen e këmbës
Diagnoza
Mjeku do të bëjë pyetje në lidhje me simptomat dhe historinë klinike. Në raste dyshimi, mjeku i familjes do t’ju referojë tek specialisti. Ekzaminimet pasuese që mund të kërkohen janë:
- Ekzaminimi mikrobiologjik i lezionit për të kuptuar origjinën e infeksionit dhe çfarë mikrobesh janë të pranishme në lezion;
- Radiografitë për të dalluar infeksionin e kockës;
- Rezonanca magnetike e kockës për të parë në mënyrë të hollësishme ekzistencën e “pus” ose në raste dyshimi për osteomelit, i cili nuk ka dalë nga radiografia;
- Echo Doppler për gjymtyrët inferiorë, për të vlerësuar qarkullimin e gjakut në arterie;
- Analizat e gjakut për të diagnostikuar ndonjë inflamacion të mundshëm (gjak komplet, PCR, glicemia, HbA1C)
Trajtimi
Mjeku bashkë me ju do të vendosë mbi mjekimin që do merrni, si p.sh:
- Mjekimi i thjeshtë apo i avancuar në varësi të lezionit.;
- Shkarkimi i presionit patologjik duke përdorur çorape medikimi. Studime të shumta shkencore kanë treguar që përdorimi i kësaj terapie është e rëndësishëm për shërimin e lezioneve që zhvillohen në nivelin e tabanit të këmbës.
- Terapi me antibiotikë. Kjo terapi duhet të vazhdojë për të paktën (4-6 javë) në rastet e infeksioneve të dukshme. Terapia me antibiotikë jepet dhe në rastet e infeksioneve jo të dukshme, si p.sh pacientët me vështirësi në qarkullimin e gjakut tek gjymtyrët e poshtme.
- Kontrolli i glicemisë. Përmirësimi i nivelit të glicemisë lejon një kurim të shpejtë. Moskontrolli i diabetit dhe komplikimet e tij mund të jenë shenjë e infeksionit që po avancon. Në këto raste është e nevojshme terapia me insulinë dhe tek pacientët që nuk paraqesin lezione ulceroze.
- Trajtimi kirurgjikal. Për të zhvendosur indet e dëmtuara dhe të prekura nga lezionet ulceroze është gjithmonë i nevojshëm. Trajtimi kirurgjikal më agresiv aplikohet në rastet e infeksioneve më të rënda që kanë prekur dhe kockën. Objekti kryesor i trajtimit kirurgjikal është ruajtja e sa më shumë indeve të jetë e mundur.
- Trajtimi ishemik, në pjesën më të madhe të rasteve nën mbikëqyrjen e mjekëve ekspertë, korrigjimi i deficencës së qarkullimit të gjakut realizohet nëpërmjet teknikave endovaskulare dhe me bypass kirurgjikal.
Parandalimi
Për të ulur riskun e zhvillimit të një lezioni ulceroz duhen marrë në konsideratë pikat e mëposhtme:
- Kryerja e një pastrimi të këmbëve çdo ditë, larja me ujë të vakët dhe sapun, pastaj të thahen plotësisht dhe nëpërmjet gishtave;
- Higjiena e përditshme është e nevojshme për të zbuluar në kohë lezionet ulceroze;
- Përdorimi i kremrave me aromë dhe pa alkool për ta mbajtur lëkurën elastike. Kremi nuk përdoret mes gishtërinjve;
- Mjeku duhet të bëjë kontrollet e këmbëve tuaja për të parë praninë ose jo të lezioneve dhe për të kontrolluar ndjeshmërinë, të paktën çdo vit;
- Përdorimi i çorapeve varikoze;
- Evitoni konsumimin e duhanit;
- Mbani nën kontroll diabetin;
- Kallot mund të rrisin presionin nën lëkurë dhe pastaj të shkaktojë lezione ulceroze;
- Mbajtja në mënyrë të vazhdueshme e temperaturës në nivel kutan të këmbëve.
Ditën e Premte & të Shtunë,
datë 18 & 19 Shtator 2015,
Prof. Adi FRASHËRI
vjen në Spitalin VILLA MARIA – GVM Care&Research


