Këmba e sheshtë, dystaban, ç’duhet të dimë

Ledian Fezollari, kirurg ortoped, shpjegon për “Shëndet+” se cilat janë disa nga problemet e këmbëve që mund të shfaqin fëmijët sapo lindin, si dhe format e trajtimit të tyre. Fezollari thekson se gjëja më e mirë që mund të bëhet për fëmijën, është inkurajimi i tij për aktivitet fizik dhe të shmangim të ngrënët pa kontroll.

Dr.Ledian Fezollari (2)

Mjeku Ledian Fezollari

Prindërit shqetësohen për këmbën e sheshtë, por këmbët e sheshta janë normale te foshnjat, fëmijët dhe të rriturit. Këpucë të veçanta, inserte, këpucët ortopedike ose ushtrimet nuk krijojnë një hark në një fëmijë me një shputë të rrafshët e fleksibël.

Një në pesë fëmijë kurrë nuk zhvillon hark. Shumica e të rriturve me këmbë të sheshtë fleksibël kanë këmbë të fortë e pa dhimbje. Shumica e fëmijëve kanë harqe të ulët për shkak se ata kanë artikulacione të lirshme. Harku sheshohet kur ata janë në këmbë dhe këmbët e tyre duket sikur rrokullisen dhe këmbët e tyre drejtohen nga jashtë. Harku mund të shihet kur këmbët mbahen të varura dhe të lira ose kur fëmija qëndron mbi gishtat e këmbëve.

Ashtu si fëmijët normalë që janë me lartësi të ndryshme, harqet normale kanë lartësi të ndryshme.

Vendosja e një mbushjeje nën harkun e një dystabani të thjeshtë fleksibile e bëjnë fëmijën të ndihet keq dhe kjo është një humbje parash!

Mjeku është i shqetësuar nëse dystabani është: i ngurtësuar, i dhimbshëm ose shumë e theksuar, por mjeku është më i shqetësuar kur sheh një hark të lartë, sepse ajo me shumë gjasa mund të shkaktojë dhimbje më vonë.

Ecja me këmbë nga brenda.

Kjo është e zakonshme gjatë rritjes së fëmijës. Mjeku mund të përcaktojë tre arsye për këtë:

Shputa e harkuar, rrotullimi tibial dhe rrotullimi femoral.

Shputa e harkuar shkaktohet nga pozicioni i fëmijës përpara lindjes. Shumica e fëmijëve me këmbë të harkuar përmirësohen pa trajtim në muajt e parë, megjithatë përmirësimi mund të shkojë deri në tre vitet e para të jetës. Rrallë shputa e harkuar mund të jetë e ngurtësuar dhe të ketë nevojë për trajtim me allçi apo splint. Këpucët speciale nuk e korrigjojnë.

Rrotullimi tibial është një kthim përbrenda i pjesës së poshtme të këmbës. Ky është një variant i normales që është shumë i zakonshëm gjatë foshnjërisë dhe fëmijërisë.

Splintet, ushtrimet, bracet ose modifikimet e këpucëve nuk e korrigjojnë rrotullimin dhe në fakt mund të jenë të dëmshme. Këmbët me rrotullim tibial drejtohen pa trajtim gjatë foshnjërisë dhe fëmijërisë.

Rrotullimi femoral

Rrotullimi femoral është një përdredhje e kockave të kofshës i shkaktuar nga një rrotullimi i brendshëm i këmbës. Shkaku i rrotullimit të femurit është i panjohur. Rrotullimi i femurit është më i rëndë kur fëmija është rreth pesë apo gjashtë vjeç. Shumica e fëmijëve duke u rritur nga mosha 10 vjeç e kalojnë këtë shqetësim. Insertet e këpucëve, modifikimet ose bracet nuk e korrigjojnë këtë problem. Ata mund të jenë të pakëndshme për fëmijët, si dhe mund t’i lëndojnë kur luajnë.

Gjatë zhvillimit të tyre normal, foshnjat shpesh kanë këmbë të harkuara. Me rritjen e fëmijës mund të ndodhë që gjunjtë të trokasin, përplasin njëri-tjetrin deri nga mosha 18-muajsh. Me rritjen e mëtejshme këmbët drejtohen. Mjeku juaj do të vendosë nëse këmbët e fëmijës suaj janë normale. Nëse janë normale, gjendja do të korrigjohet me kalimin e kohës.

Këpucë të veçanta, shtesat-insertet ose ushtrimet e bëjnë fëmijën të ndjehet keq dhe nuk e korrigjojnë formën. Mjeku juaj mund të shqetësohet nëse gjendja është e rëndë, ndodh vetëm në njërën anë, ose shkon në familje – veçanërisht nëse familja ka tendencë të jetë jashtëzakonisht e shkurtër në shtat.

Postime të ngjashme

Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Simptomat e kancerit të fytit që të gjithë duhet t'i dinë
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
3 lëngjet më të mira kundër kapsllëkut dhe për një tretje të mirë
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët