Përshtati në shqip: Blertina Koka
Shumë nga ne vuajmë nga era e keqe e gojës, buzët e çara dhe dhimbje therëse koke. Por pak janë në dijeni se këto shenja mund të vijnë si pasojë e mungesës së vitaminave dhe mineraleve në trup. Këto janë vetëm 3 nga shenjat më të zakonshme të këtyre mungesave, thonë ekspertët.
Probleme të tjera që mund të vijnë si pasojë e një diete të pamjaftueshme janë hollimi i flokëve, dëshira e ulët për të kryera marrëdhënie seksuale, njolla të bardha tek gishtat, zbokth, stres, madje edhe lëkurë të thatë, shkruan gazeta Shëndeti.
Rezultatet, e publikuara nga Healthspan, tregojnë se 6 në 10 të rritur nuk janë në dijeni të këtyre shenjave që tregojnë se po vuajnë nga një mungesë vitaminash dhe mineralesh.
MailOnline Health zbulon disa nga shenjat më të zakonshme të çdo mungese të mundshme në vitamina dhe minerale, dhe ushqimet që mund të konsumoni për ta luftuar atë.
Buzë të çara
Mund të jetë shenjë e mungesës së hekurit dhe vitaminës C
Ushqimet që duhet të konsumoni: Mish të kuq, speca të kuq djegës, kale etj.
Zbokth
Mund të jetë shenjë e mungesës së biotinës ose acideve yndyore
Ushqimet që duhet të konsumoni: Salmon i freskët, bajame, gjalpë kikiriku dhe fara luledielli.
Flokë të hollë
Mund të jetë shenjë e mungesës së hekurit dhe vitaminës C.
Ushqimet që duhet të konsumoni: Limona, kivi, luleshtrydhe dhe fasule të kuqe.
Psoriaza
Mund të jetë shenjë e mungesës së vitaminës D, B, zinkut dhe acideve yndyrore esenciale.
Ushqimet që duhet të konsumoni: Vezë, peshk të freskët tuna, kërpudha, karkaleca.
Lëkurë e thatë
Mund të jetë shenjë e mungesës së acideve yndyrore omega 3.
Ushqimet që duhet të konsumoni: fara luledielli, fruta të thata, fara susami dhe gjel deti.
Akne
Mund të jetë shenjë e mungesës së zinkut.
Ushqimet që duhet të konsumoni: spinaq, gaforre, fruta të thata, kakao
Lëkurë të acaruar përreth hundës
Mund të jetë shenjë e mungesës së vitaminës B2 dhe zinkut.
Ushqimet që duhet të konsumoni: Djathë, bajame, shparg dhe peshk
Njolla të bardha tek thonjtë
Mund të jetë shenjë e mungesës së zinkut dhe hekurit.
Ushqimet që duhet të konsumoni: Mish derri pa dhjamë, kërpudha, kajsi të thata dhe bizele.
Thonj të brishtë
Mund të jetë shenjë e mungesës së hekurit.
Ushqimet që duhet të konsumoni: fara liri, mëlçi pule, fruta të thata dhe thjerrëza.
Ulcerë apo plagë në gjuhë
Mund të jetë shenjë e mungesës së vitaminës B12, B3, hekurit dhe acidit folik.
Ushqimet që duhet të konsumoni: fasulet, avokado, lakër dhe troftë.
Erë e keqe nga goja
Mund të jetë shenjë e mungesës së hekurit
Ushqimet që duhet të konsumoni: Rrush të thatë, bizele, drithëra për mëngjes dhe fasule.
Dhimbje koke
Mund të jetë shenjë e mungesës së magnezit, vitaminës B12 ose B6.
Ushqimet që duhet të konsumoni: Fara kungulli, banane, qumësht soja dhe kumbulla të thata.
Depresion
Mund të jetë shenjë e mungesës së vitaminës B, D ose magnezit.
Ushqimet që duhet të konsumoni: Frutat e thata, kale, kërpudhat dhe elbi.
Asnjë shije
Mund të jetë shenjë e mungesës së zinkut.
Ushqimet që duhet të konsumoni: Vezë, mish të kuq, kos dhe fasule.
Ankth
Mund të jetë shenjë e mungesës së vitaminës B, D, magnezit ose kalciumit.
Ushqimet që duhet të konsumoni: Qumësht, banane dhe hurma arabie.
Humor i keq
Mund të jetë shenjë e mungesës së vitaminës B, D dhe magnezit.
Ushqimet që duhet të konsumoni: Kuinoa, salmon, avokado dhe fasule.
Stres
Mund të jetë shenjë e mungesës së magnezit, zinkut ose acideve yndyrore esenciale.
Ushqimet që duhet të konsumoni: Peshk tuna të freskët, kakao, kumbulla të thata dhe fara luledielli.
Lodhje të vazhdueshme
Mund të jetë shenjë e mungesës së vitaminës B, hekurit ose magnezit.
Ushqimet që duhet të konsumoni: Kumbulla të thata, bajame, mëlçi viçi, kajsi të thata.
Pagjumësi
Mund të jetë shenjë e mungesës së magnezit.
Ushqimet që duhet të konsumoni: perime jeshile të stinës së pranverës, fruta tët hata braziliane, bizele.
Dëshirë e ulët për të kryer marrëdhënie seksuale
Mund të jetë shenjë e mungesës së vitaminës D.
Ushqimet që duhet të konsumoni: Kërpudha, drithëra për mëngjes, bollgur dhe çokollatë të zezë.
Dhimbje të kyçeve
Mund të jetë shenjë e mungesës së magnezit, kaliumit, sodiumit, kalciumit, vitaminës B1 ose D.
Ushqimet që duhet të konsumoni: Troftë, mish derri dhe fruta të thata.
Këmbë dhe duar të ftohta:
Mund të jetë shenjë e mungesës së hekurit.
Ushqimet që duhet të konsumoni: Mish të kuq, kale, qimnon.
Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al


