Këmbët e ënjtura, ja ilaçi natyral për t’i kuruar!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

enjtjeNëse jeni një nga njerëzit të cilët vuajnë nga ënjtjet në këmbë, me siguri e dini se kjo gjendje mund të jetë mjaft të pakëndshme dhe gjithashtu mund të pengojë aktivitetet e përditshme.

Ënjtja e këmbëve mund të jetë rezultat i faktorëve të shumtë, duke përfshirë shtimin në peshë, qarkullimin e dobët të gjakut, dietën e varfër, ciklin menstrual dhe shtatzëninë. Këmbët e ënjtura shpesh mund të shkaktohen nga moti i nxehtë, ndryshimet e temperaturës, dhe lagështia.

Nga ana tjetër, graviteti gjithashtu tërheq lëngjet poshtë, duke çuar në enjtje.

Nëse i ndjeni këmbët të fryra, duhet të shtriheni dhe ti mbani ato deri në rreth 30 cm lartësi, për të reduktuar ënjtjen.

Një tjetër zgjidhje për këtë problem, është çaji plotësisht natyral i bërë nga majdanozi i cili do të mënjanojnë lëngjet e tepërta nga trupi dhe kështu do të ulë ënjtjen.

Fillimisht, vloni 500ml ujë në një tenxhere. Pastaj, prisni rrënjët e freskëta të majdanozit dhe gjethet imët, dhe përziejini. Shtoni 5 lugë nga kjo përzierje në tenxhere dhe të valojini për 5 minuta.

Më pas, lini çajin mënjanë të ftohet për 20 minuta.

Përdorimi:

Pini çajin e majdanozit tri herë në ditë, dhe shpejt ky problem do të zgjidhet.

Burimi: healthyfoodhouse / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?