Përshtati në shqip: Blertina Koka
Keni menduar ndonjëherë përse puçrrat ju shfaqen vetëm në një pjesë të fytyrës? Sipas një teknike të lashtë të quajtur “harta e fytyrës”, vendndodhja e akneve mund të ketë lidhje me çfarë ndodh brenda organizmit.
Kjo hartë lidh pjesë të lëkurës së fytyrës me organe të ndryshme. Kur është praktikuar fillimisht kjo teknikë, mijëra vjet më parë, lokacioni i puçrrave në fytyrë ka ndihmuar mjekët të diagnostikojnë problemet shëndetësore (fundja ata nuk i kishin mjetet moderne si rrezet-X). Edhe sot kjo teknikë mund të përdoret për të zbuluar faktorët e lidhur me shëndetin ose mënyrën e jetesës që çojnë në shfaqje të puçrrave në fytyrë.
Prandaj, nëse keni puçrra në ballë, mjekët apo faqe, zbuloni problemet shëndetësore që fshihen pas tyre, disa edhe të rrezikshme.
Shfletoni galerinë…


