Keni dhimbje stomaku pasi hani një vakt? Ja çfarë të bëni!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

healthDhimbja e stomakut pas të ngrënit mund të ndodhë për një sërë arsyesh të tilla si dispepsi, gaz, ulçerat, gastriti si dhe probleme të tjera. Ka shumë njerëz që vuajnë nga dhimbjet e stomakut pasi konsumojën një vakt, por për fat ët mirë ka plot ilaçe natyrore që mund t’ju ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve. Megjithatë, duhet të jeni të vetëdijshëm se në shumë raste, dhumbjet e stomakut duhet të kontrollohen nga mjeku juaj.

Dispepsia mund të shkaktojë dhimbje stomaku pas konsumimit të ushqimeve të caktuara, sidomos ushqime të yndyrshme ose ushqime kalorike. Dr. Ëilliam Blahd thotë se dispepsia mund të shkaktojë djegie në stomak, fryrje, apo shije acidi në gojë. Për lehtësimin e dispepsisë përpiquni të përtypni ushqimin ngadalë dhe pini lëngje pas ngrënies, jo gjatë  ngrënies. Gjithashtu stresi mund të ju bëjë më të prirur për t’u prekur nga dispepsia.

Dhimbjet e stomakut mund t’i lehtësoni duke përdorur xhenxhefill. Xhenxhefili është një nga përbërësit më të mirë për të ndihmuar me tretjen e ushqimit.

Ju mund të bëni çaj xhenxhefilli me një copë rrënjë xhenxhefilli dhe një gotë me ujë të vluar, duke i përzier sëbashku për 10 minuta. E mbani gotën të mbuluar dhe e pini këtë çaj rreth 20 minuta para ngrënies.

Burimi: healthyfood / shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?