Keni dhimbje të kockave? Mos fajësoni motin

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Keni dhimbje në gjithë trupin? Ndryshe nga sa është besuar më parë, nuk mund të fajësoni motin për dhimbjet e shpinës apo të kyçeve – kështu të paktën na sugjeron një studim i ri nga shkencëtarët australian.

Disa studime të fundit kanë treguar se simptomat e dhimbjeve nuk fillojnë të përkeqësohen më shumë gjatë motit të ftohtë ose ditëve me shi krahasuar me ditët e nxehta. Prandaj, tendenca për të lidhur motin me dhimbjet e kyçeve bazohet vetëm tek nocione të paracaktuara nga njerëzit dhe jo nga fakte shkencore.

Shkencëtarët nga Instituti i Gjeorgjisë për Shëndetin Global, një agjenci kërkimesh e lidhur me Universitetin e Sidneit dhe Universitetin e Oksfordit, monitoruan gati 1000 njerëz me dhimbje mesi dhe 35 të tjerë me osteartrit të gjymtyrëve të poshtme. Ata regjistruan të dhënat kur vullnetarët kishin dhimbje dhe më pas krahasuan kushtet e motit në momentin e parë kur pacientët njoftuan për dhimbjet e tyre, me kushtet e motit një javë dhe një muaj përpara kësaj periudhe.

Ata zbuluan se nuk ka asnjë lidhje mes dhimbjes së mesit apo gjymtyrëve me temperaturën e ajrit, lagështirën, presionin atmosferik, drejtimin e erës apo reshjet. Gjithsesi, u vu re se rritja e temperaturës rriste disi mundësitë për dhimbje mesi; rritje kjo e parëndësishme në aspektin klinik.

Profesor Chris Maher, nga Instituti i Gjerogjisë në Sydnei, tha: “Besimi se sapo nis të prishet moti, na shtohen dhimbjet e kockave, daton që nga koha e Romës së lashtë. Por sipas kërkimeve tona, kjo mund të jetë diçka që ka të bëjë me kujtesën dhe psikologjinë humane. Njerëzit janë qenie shumë të ndjeshme, ndaj është e lehtë të kuptosh se ne fiksojmë kryesisht momentet e dhimbjes që përkojnë me ditët me shi apo me ditët e ftohta”

Burimi: Health / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll