Keni familjarë me sëmundje zemre? Ja ushqimet që duhet të keni parasysh për të parandaluar atakun kardiak

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Sëmundjet e zemrës mendohet të jenë sëmundje të trashëgueshme dhe mbajnë vendin e parë si sëmundjet më vdekjeprurëse në botë. Sëmundjet e zemrës mund të shkaktojnë atak kardiak, prandaj duhet të jeni shumë të kujdesshëm në marrjen e medikamenteve të caktuara dhe sigurisht mbajtjen e një diete të shëndetshme ushqimore.

Ja çfarë duhet të keni parasysh:

atak kardiakFrutat e kuqe: boronicat, manaferrat, qershitë, vishnjet janë të mbushura me antioksidantë, elementë të cilët zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër. Këto fruta parandalojnë rritjen e nivelit të kolesterolit të keq në gjak deri në 50%.

Çajin jeshil: pini një gotë çaj jeshil në ditë, në mënyrë që të zvogëloni rrezikun për t’u prekur nga sulmi në zemër. Çaji jeshil është i pasur me antioksidantë të fuqishëm që ulin nivelin e kolesterolit të keq, përmirësojnë qarkullimin e gjakut, rrisin metabolizmin, ju ndihmojnë të bini në peshë etj.

Spirulina: është e përbërë nga aminoacide esenciale që ndihmojnë në rregullimin e lipideve në gjak dhe mbajnë presionin e gjakut nën kontroll. Spirulina relakson muret arteriale.

Shafrani i Indisë: dekadën e fundit është shumë i përdorur për trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme. Shafrani i indisë parandalon mpiksjen e gjakut dhe zvogëlon rrezikun për t’u prekur nga ndonjë sulm në zemrë.

Antioksidantët: hani shumë fruta dhe perime të pasura me antioksidantë. Shega është shumë e rekomandueshme për pacientët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.

Perimet jeshile: brokoli, kale, sallata jeshile janë të pasura me vitaminë K dhe fibra. Të dy këto elementë ndihmojnë në uljen e  nivelit të kolesterolit të keq dhe uljen e tensionit të lartë të gjakut. Studimet kanë treguar se konsumimi i avokados ul kolesterolin e keq në gjak dhe pastron arteriet.

Vitaminat: vitaminat K, E, B1 dhe B2 janë thelbësore për të ju ruajtur nga sulmet kardiake.

Burimi: Simply Organic Life

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë