Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Lëkura e tharë është një dukuri që prek shumë individë, veçanërisht gjatë stinës së dimrit. Ja disa këshilla për ta trajtuar këtë problem dhe për të pasur lëkurë të bukur gjithmonë.
Shmangini produktet që mund ta thajnë edhe më shumë lëkurën tuaj. Pas dushit aplikoni krem, hidratant ose qumësht për trup. Më të mirët janë kremrat me bazë vajore(,vaji i kamomilit, vaji i livandës, vaji i trëndafilit) sesa kremrat hidratues me bazë ujore. Para se të flini shmangeni ngrohjen e tepërt të dhomës, si dhe ndryshimet e mëdha të temperaturave. Mbrojeni lëkurën nga dielli dhe era, si dhe qëndroni gjithmonë të hidratuar (6-8 gota uji në ditë këshillohen nga dermatologët).
Në dietën tuaj ushqimore përfshini shumë perime, drithëra dhe pemë me lëvozhga. Hudhrat, vezët dhe shpargujt ndihmojnë në arritjen e një lëkure të lëmuar e rinore. Pemët dhe perimet me ngjyrë të verdhë dhe të portokalltë janë veçanërisht të dobishme sepse janë të pasura me vitaminë A dhe me antioksidues. Veçanërisht e mirë është karota. Shmangini ushqimet e përpunuara dhe mos pini pije të gazuara dhe të pasura me sheqer. Gjithashtu shmangeni alkoolin dhe kafeinën.
Burimi: glamour/http://shëndeti.com.al


