Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+”: Blertina Koka
Vitamina B12 është si një central energjie. Ajo ndihmon në krijimin e ADN-s, qelizave nervore dhe të gjakut, dhe është shumë e rëndësishme për mbajtjen e sistemit imunitar dhe trurit të shëndetshëm. Metabolizmi nuk funksionojnë siç duhet pa të.
Por, vitamina B12 nuk është si vitaminat e tjera. Ajo gjendet vetëm tek produktet shtazore, si vezët, mishi, gocat e detit dhe produktet e qumështit.
Mbi 15% e njerëzve nuk marrin mjaftueshëm B12, sidomos vegjetarianët, ata që vuajnë nga sëmundja celiake ose probleme të tjera me tretjen, ose personat mbi 50 vjeç.
Shenjat që paralajmërojnë për mungesë të vitaminës B12 janë lodhja, rrahje të shpejta të zemrës, kapsllëk, diarre, të përziera etj.
Mund të jetë e vështirë të kuptohet mungesa e vitaminës B12
Duke qenë se trupi e ruan vitaminës B12 për 3-5 vjet, simptomat e para të mungesës së vitaminës B12 shfaqen gradualisht, prandaj është e vështirë të kuptoni se keni këtë problem.
Shenjat e para janë dobësi dhe lodhje
Mungesa e vitaminës B12 lë gjurmë në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, dhe disa nga shenjat e para të saj janë dobësia, lodhja, marramendje dhe të qenët konfuz për shumë kohë. Duke qenë se këto shenja shkaktohen edhe nga probleme të tjera, shumë njerëz nuk u kushtojnë vëmendje, Por, nëse i keni këto simptoma për disa javë, është mirë të konsultoheni me një mjek dhe të zbuloni shkaktarët.
Shenjat më të dukshme janë: lëkurë e zbehtë, plagë në gjuhë dhe gojë
Zbehja e lëkurës, plagë në gojë, skuqje, fryrje dhe puçrra në gjuhë – këto janë shenjat e dukshme të mungesës së vitaminës B12. Ndryshimet në rrjedhjen e gjakut, të lidhura me mungesën e kësaj vitamine – mund të shfaqin me kalimin e kohës këto shenja në trup. Rrahjet e shpejta të zemrës ose dridhjet e saj janë një tjetër shenjë e lidhur me rrjedhjen e gjakut, si rezultat i mungesës së gjatë të vitaminës B12. Këto shenja nuk shfaqen tek të gjithë njerëzit që kanë mungesë të vitaminës B12, ose mund të shfaqen me kalimin e kohës, prandaj është shumë e vështirë ta vëresh atë, thonë ekspertët.
Mund të shkaktojë mpirje dhe probleme me ekuilibrin
Mungesa e vitaminës B12 çon në dëmtim të nervave. Ndjesitë e shpimit me gjilpërë në duar dhe këmbë, dridhjet në tru, problemet me ekuilibrin, të gjitha këto janë pasoja të mungesës së gjatë të vitaminës B12. Ashtu si shumë shenja të tjera të mungesës së vitaminës B12, edhe këto mund të kenë shkaktarë të tjerë, përfshirë edhe moshën e vjetër. Prandaj, e vetmja mënyrë për t’u siguruar është të bëni një test gjaku.
Problemet me tretjen mund të shkaktojnë mungesë të vitaminës B12
Njerëzit që kanë probleme me tretjen, si kolit, sëmundjen e Crohn, apo sëmundjen inflamatore të zorrëve, janë më të rrezikuar që të kenë mungesë të kësaj vitamine duke qenë se ato e bëjnë më të vështirë absorbimin e kësaj lënde ushqyese.
Personat mbi 50 vjeç janë më të rrezikuar
Mosha sjell me vete lirinë dhe mençurinë, por, fatkeqësisht, ajo sjell edhe shumë problematika në trup. Ndërkohë që plakeni, trupi prodhon më pak acid në stomak, i cili është shumë i rëndësishëm për absorbimin e vitaminës B12.
Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 1 në 31 të rritur mbi 50 vjeç kanë mungesë të kësaj vitamine. Për fat të keq, shenjat e mungesës së vitaminës B12 në këtë moshë ngatërrohen shpesh pasi faji i vihet moshës. Nëse ju (ose një i afërmi juaj) jeni mbi 50 vjeç, mirë është të merrni suplemente të vitaminës B12 për të qëndruar në formë dhe të fortë.
Spitali Continental ofron analiza komplet të gjakut, urinës, eko abdominale etj.
Çdo pasdite nga ora 16:00 Ekot e listuara si më poshtë në “Spitalin Continental” do të jenë 1500 lekë të reja. Nxitoni dhe përfitoni nga ky çmim për të kryer:
-Eko barku
-Eko e aparatit urinar dhe prostatës
-Eko e tiroides
-Eko e gjirit
-Eko e enëve të gjakut e anësive
-Eko e carotideve
Kjo ofertë vlen edhe për Ju që sapo dilni nga puna në
orën 16:00 dhe keni nevoje për një Eko të tillë, merrni rrugën për në lagjen Ali Demi tek Ish – Poligrafiku në Tiranë.
Telefono: 04506666 ose 0697004000.
Adresa: Lagjja Ali Demi, pranë Ish- Poligrafikut, Tiranë
Për Ju, Për Familjen, Për jetën!
SPITALI CONTINENTAL
Burimi: Health / https://shendeti.com.al/


