Përgatiti për “www.shendeti.com.al” : Elena Beta
Aknet në lëkurë janë problemi më shqetësues me të cilin përballen femra dhe meshkuj, sidomos në stinën e verës kur temperaturat e larta mund të stimulojnë djersën, e si pasojë bakteret e formuara prej saj mund të ndikojën në formimin e akneve.
Nëse nuk tregoni kujdes me pastërtinë e fytyrës, paratë që keni shpenzuar mbi produkte kozmetike mund të jenë para të hedhura kot, pasi ato nuk do mund të shmangnin plotësisht largimin e puçrrave nga lëkura.
Akneve u duhet kohë për tu shfaqur, dhe nëse nuk kujdesesh për to atëherë mund të ngelin shenja të cilat duan shumë kohë për t’u larguar.
Për parandalimin e aktiviteteve bakteriale, zieni disa kompresa sterile në ujë të ngrohtë dhe i vendosni në fytyrë. Më pas përdorni produktet e pastrimit dhe lërini mbi fytyrë gjatë gjithë natës.
Para se të përdorni këta përbërës, detyrimisht duhet të konsultoheni me dermatologun tuaj.
Shmangni flokët që bien mbi ballë dhe produktet kozmetike që hidhni në to, pasi sprai i flokëve ndikon negativisht në mbylljen e poreve të akneve. Pra shmangni mjetet të cilat mund të shkaktojnë një mbivendosje infeksioni.
Burimi: healthyfoodunion / shendeti.com.al


