Keni puçrra? Ja cilët janë shkaktarët

Përshtati: Ilma Lamçe

Ushqimet luajnë një rol të rëndësishëm në shfaqjen e puçrrave, edhe pse nuk është vetëm ushqimi shkaktar i tyre.

Një studim i fundit ka treguar se njerëzit që kishin probleme me puçrrat konsumonin shumë bulmet, ëmbëlsira dhe qumësht me kakao. Prandaj këto si dhe karbohidratet e përpunuara janë ushqimet që duhen shmangur me patjetër. Mjafton të hiqni 10% të këtyre ushqimeve nga dieta juaj dhe do të zvogëloni veprimtarinë e hormoneve që e bëjnë lëkurën tuaj të yndyrshme e si pasojë do të ulni edhe numrin e puçrrave.

1.Proteinat: Nga proteinat marrim aminoacidet, që janë thelbësore për ndërtimin e qelizave të lëkurës, flokut dhe thonjve. Proteinat luajnë rol të madh edhe në prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, të nevojshme për një pamje rinore të lëkurës. Burim i mirë proteinash janë mishi pa dhjamë, peshku, soja, veza dhe fasulet.

2.Yndyrnat: Yndyra e mirë është një burim i rëndësishëm energjie dhe luan rol edhe në shëndetin e lëkurës. Ndihmon lëkurën të prodhojë yndyrën e vet ose lipidet, që luajnë rolin e barrierës kundër humbjes së ujit. Yndyrnat e mira janë vaji i ullirit, vaji i peshkut, avokado dhe arrat.

3.Bulmeti: Prodhimet e bulmetit mund ta përkeqësojnë situatën e puçrrave sepse bagëtia prej nga vjen bulmeti ushqehet me hormone që rrisin prodhimin e qumështit. Nëse gjurmë të këtyre hormoneve gjenden në djathë, gjalpë apo qumësht, është e sigurtë që puçrrat do të përkeqësohen.

4.Sheqeri: Tortat, pastat apo karamelet kanë përmbajtje të lartë glicemike dhe mund të përkeqësojnë puçrrat në fytyrë. Ato e bëjnë këtë duke rritur aksionin “puçrra-formues” të hormoneve. Nëse jeni shumë të fiksuar pas çokollatës, konsumoni vetëm çokollatë të zezë./Healthufood

Postime të ngjashme

Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Lia e majmunëve mund të zgjasë me muaj
Dieta 3-­javore e shëndetshme: Humbisni 7kg në 3 javë
Ujë me fara chia dhe limon esëll në mëngjes: Përveç rënies në peshë, ja përfitimet e pafundme që merrni
Qershitë dhe vetitë e pafundme shëndetësore: Nga vetitë anti-nflamatore deri tek ato anti-plakje