Keni rrathë të errët poshtë syve që nuk ju ikin?! Ja çfarë problemesh keni në shëndet

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Qarqet e errët poshtë syve nuk janë vetëm një problem estetik. Nëse ato nuk forohen si shkak i pagjumësisë apo i lodhjes dhe qëndrojnë gjatë mund të tregojnë se keni një nga këto probleme:

qarqe-te-erretHiperpigmentim: kjo gjendje krijohet kur gjaku  i oksiduar në trup fillon të rrjedhë nga enët e gjakut rreth syve. Duhet parë nëse kjo gjendje shoqërohet me ënjtje apo jo. Në këto raste një dietë e pasur me vitamina dhe minerale do të ishte e domosdoshme.

Keni lëkurë të hollë: disa persona e kanë lëkurën e fytyrës më të hollë se të tjerët. Në këto raste, qarqet e errëta poshtë syve mund të jenë enët e gjakut që i tregon lëkura e hollë. Hollimi i lëkurës mund të jetë problem gjenetik ose mund të shkaktohet kur lëkura humbet elasticitetin e saj.

Alergji ose intolerancë ushqimore: sipas rezultateve të një studimi të bërë nga Klinika Mayo, qarqet e errëta poshtë syve janë rishtazi të lidhura me alergji të ndryshme ushqimore. Këto alergji ose intoleranca mund të vijnë nga kikirikët, qumështi, soja etj.

Niveli i ulët i hekurit në gjak: nëse qarqet e errëta poshtë syve nuk ju ikin asnjëherë dhe nëse keni simptoma të tilla si lodhje të vazhdueshme, marramendje, sistem të dobët imunitar etj, mund të tregojë se keni mungesë të hekurit në gjak. Hekuri është minerali kyç në ndikon në zhvillimin e hemoglobinës.

Burimi: Simply Organic Life

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave