Keni siklet në fyt, ndryshime në zë, rënie flokësh, probleme me lëkurën etj? Ja çfarë problemi tregojnë këto simptoma

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Gjendra tiroide është e vendosur në pjesën e përparme të qafës dhe ka formën e një fluture të vogël. Pavarësisht madhësisë së saj, gjendra tiroide luan një rol të rëndësishëm në trup. Çdo çekuilibër në funksionimin e këtij organi mund të dëmtojë seriozisht shëndetin.

Ja disa nga shenjat më të zakonshme që shfaqen nëse keni problem me tiroiden:

gjendra tiroideSiklet në fyt: nëse keni çekuilibër të gjendrës së tiroides ju do të ndjeni dhimbje dhe inflamacion të vazhdueshëm në fyt.

Ndryshime në zë: kur gjendra tiroide nuk funksionon siç duhet atëherë do të keni ndryshime të theksuara në zë.

Vështirësi në përqëndrim: problemet me tiroiden shkaktojnë disekuilibër hormonal, gjë e cila çon në nervozizëm dhe vështirësi në përqëndrim.

Rënie flokësh dhe lëkurë e thatë: lëkura e thatë , flokët e rënë dhe metabolizmi i ngadalshëm janë disa nga shenjat më të zakonshme të problemeve me tiroiden.

Ndryshimet në peshë: rritja apo rënia e papritur në peshë është një nga simptomat më të zakonshme të hipotiroizmit. Kjo ndodh si rezultat i funksionimit të dobët të tiroides që ngadalëson të gjithë sistemin e trupit.

Lodhje e vazhdueshme: pagjumësia, lodhja e vazhdueshme ndodh sepse tiroidja nuk prodhon nivele të mjaftueshme të hormonit të saj.

Burimi: Step to Health

Gjendrat tiroide, trajtimi me bimë

Postime të ngjashme

Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze