Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Një studim i ri ka zbuluar se lëngu i qershive është po aq i mirë sa ilaçet për uljen e tensionit të gjakut. Duhen vetëm 60 ml koncentrate të qershive, të holluar me ujë, që tensioni i gjakut të normalizohet brenda tre orëve.
Lëngu i qershive ul gjithashtu rrezikun për të pësuar goditje në tru me 38% ose për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës me 23%. I njëjti ndikim është edhe tek pacientët që marrin ilaçe për tensionin e gjakut, thonë shkencëtarët tek “Universiteti Northumbria”.
Të dhënat e Studimit Demografik dhe Shëndetësor tregojnë se 20 % e femrave dhe 28 % e meshkujve në Shqipëri vuajnë nga hipertensioni, dhe nëse nuk trajtohen, ata rrezikohen që të preken nga sëmundjet në zemër, në veshka, goditje në tru apo demencia.
Shkencëtarët mendojnë lëngu i qershive ka një ndikim të fortë në tensionin e gjakut sepse është i pasur me acide fenolik, një lloj antioksiduesi shumë i rëndësishëm për trupin.
Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/


