Kërcënohen për mungesën e ilaçeve, mjekët peticion drejtorisë së QSUT

Denisa Canameti

Ditën e mërkurë, më datë 21 tetor, në ambjetet e repartit të urgjencës së Shërbimit infektiv një pacient ka kërcënuar me jetë personelin punonjës duke filluar nga mjeku. Shkak i këtij kërcënimi është bërë mungesa e medikamenteve e përkatësisht mungesa e serumit antitetanik SAT.

PeticionMjeku në shërbim nuk ka pranuar që të identifikohet me emër, kjo sepse sipas bluzave të bardha që punojnë në atë pavion situata është e njëjtë çdo ditë, për çdokënd. Kërcënimet dhe dhuna verbale është bërë pjesë e përditshëmrisë dhe punës së mjekëve. Mungesa e theksuar e medikamenteve në atë pavion i vë mjekët çdo ditë përballë vështirësive dhe konflikteve me pacientët.

Duke marrë shkas nga kjo situatë mjekët kanë nënshkruar një peticion ku kërkojnë që të sigurohet me forca të sigurisë reparti i urgjencës së shërbimit infektiv. Niveli i ulët i suigurisë në spital është bërë shkak për përplasje fizike midis pacientëve dhe mjekëve. Kjo sepse rojet dihet tanimë se janë vendosur aty pa plotësuar asnjë lloj kushti apo kriteri minimal.  

Gjithashtu është kërkuar që të merren masa që të sigurohen medikamentet bazë të nevojshme për repartin e urgjencës.

Të përmirësohen kushtet e punës në këtë repart bazuar në standardet e miratuara nga MSH për shërbimet e urgjencës

Të ndryshojë trajtimi i mjekëve që shërbejnë gjatë 24 orëve pranë urgjencës

Të shihet mundësia e rishikimit të strategjisë së QSUT-së në lidhje me inufikimin e repartit të urgjencës së shërbimit infektiv me urgjencën e përgjithshme të QSUT-së.  

Ky peticion ka kaluar për t’u firmosur nga gjithë mjekët e të atij pavioni, për t’ja dorëzuar më pas drejtorisë së QSUT-së.  

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt