Kërcitja e gishtave, sa e dëmshme është

kercitja 2

Kur kërcasim gishtat (shpërthimi i xhepave të vegjël të gazit që formohen gjatë shtrirjes së gishtave) a rrezikojmë t’i thyejmë ato ose të përfundojmë me ndonjë artrit? Një studiues nga Kalifornia bëri një test. Përgjatë 50 vjetësh ai kërciste gishtat e dorës së majtë rregullisht. Për rrjedhojë, gishtat e dorës së tij të majtë kanë kërcitur të paktën 36.500 herë, ndërkohë që gishtat e dorës së djathtë kanë kërcitur shumë më pak.
Pas 50 vitesh, të dyja duart janë krahasuar me qëllim detektimin e ndonjë artriti të mundshëm. Rezultat nuk shfaqin asnjë diferencë mes duarve të mjekut amerikan. Për këtë eksperiment Donald Unger fitoi në vitin 2009 çmimin ”Nobel” të mjekësisë (ky çmim shpërndahet për të shpërblyer shkencëtarët për eksperimentet e tyre speciale).

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim