Një OJF kërkon heqjen nga tregu të çokollatave Kinder, pasi “përmbajnë substanca kancerogjene”

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Një mbikëqyrës gjerman i ushqimit ka kërkuar tërheqjen nga tregu të çokollatave Kinder, pasi në të janë gjetur nivele të larta të përbërësve kancerogjene.Kinder_cokollate

Mbikëqyrësit kanë gjetur disa përbërës të quajtur MOAH, të cilat konsiderohen nga Shoqata Evropiane e Sigurisë Ushqimore si “të rrezikshme kancerogjene”.

Ata testuan 20 produkte të ndryshme, ku zbuluan se tre prej tyre përmbanin nivele të larta të këtyre përbërësve të rrezikshëm.

Organizata Foodwatch (organizatë jofitimprurëse e cila denoncon praktikat e industrisë ushqimore që nuk janë në interes të konsumatorëve) i ka kërkuar disa kompanive që merren me prodhimin e çokollatave që të ndalojnë shitjen e tyre. Në një deklaratë të dhënë për mediat, ata thanë se i kanë informuar kompanitë që më parë për rezultatet e testeve dhe i kanë paralajmëruar se do t’i bëjnë publike.

“Pavarësisht kësaj, ato refuzuan që të hiqnin produktet nga tregu”, deklaruan specialistët.

“Në vend që të hiqnin çokollatat nga dyqanet dhe të paralajmëronin konsumatorët, ata [thanë]…se gjithçka ishte bërë sipas ligjit”, tregon Johannes Heeg, nga Foodwatch.

Gjatë një interviste të dhënë për mediat gjermane, z. Heeg u shpreh: “Nuk mund ta shohësh as ta ndjesh, por është aty. Ju rekomandojmë që mos t’i blini këto produkte, pasi nivelet janë të papranueshme për t’u konsumuar”.

Shoqata e Agjencisë Gjermane të Embëlsirave javën e kaluar nxori një deklaratë duke u shprehur se nivelet e MOAH-s që “Foodwatch” ka gjetur “mund të konsumohen pa problem”.

Burimi: Independenthttps://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin