Kërkoni gjithmonë testim të tensionit të gjakut në 2 krahët: mund të shpëtojë jetën!

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

matje tensioniNë një studim të kryer nga Universiteti Exeter u testuan rreth 3000 njerëz midis moshës 50 – 70 vjeç. Sipas ekspertëve mjekët duhet të masin presionin e e gjakut në të dy krahët e pacientëve, pasi në këtë mënyrë ata gjetën një ndryshim që ishte i lidhur me rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Studimet e mëparshme kanë teksuar papërputhshmërinë e tensionit të gjakut për pacientët që ishin tashmë të diagnostikuar me sëmundjet e zemrës. Kjo për shkak se ajo mund të tregojë bllokim të një arterie në njërën anë të trupit. Sipas studimit të Universitetit të Exeter, matja e presionit të gjakut në të dy krahët mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për të treguar sëmundje të tjera të mundshme. 3000 pjesëmarrësit ishin të gjithë të shëndetshëm, pa simptoma të smëundjeve të zemrës, por ishin të identifikuar si pacientë që shfaqnin rrezik për t’u prekur nga tensioni i lartë i gjakut. Sipas ekspertëve, matja e tensionit në të dy krahët do të tregonte ndryshimet e mundshme të momentit që mund të ketë çdo pacient dhe do të jetë një hap i rëndësishëm për të zbuluar për sëmundjet kardiovaskulare.

Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj