Këshilla kur në gojë janë pranishëm trupa të huaj

Nga stomatologia Ogerta Ismaili

Kur në gojë janë të pranishëm trupa të huaj si ura, implante, proteza fikse apo të lëvizshme, aparate buzeqeshjeortodontikë, etj , duhet pasur edhe më shumë kujdes me higjienën, duke e përshtatur atë sipas rastit. Për aparatet fikse ortodontike ka furça specifike, kurse për protezat e lëvizshme ka në treg tableta eferveshente që shkrihen në enën me ujë dhe bëjnë një pastrim në thellësi të tyre. Për rezultate gjithmonë e më të mira, duhet bërë një ndjekje e vazhdueshme nga mjeku stomatolog në formën e konsultave çdo 6 muaj që shpesh shoqërohen edhe me pastrimin e gurëzave dhe cipave.

Ndjekja në vazhdimësi dhe bashkëpunimi afatgjatë siguron, me pak durim, një higjienë optimale dhe gjendja normalizohet. Në raste të veçanta mund të rekomandohen trajtime më specifike si antibiotiko-terapi, kyretazh gingivar, lëmim i rrënjës, lazer-terapi dhe kirurgji.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?