Këshilla natyrale për të parandaluar rënien e flokëve

Kush nuk do të dëshironte të kishte flokë të gjatë dhe të shëndetshëm? Funksionet e parregullta trupore, stresi, mjedisi, stina etj janë disa nga faktorët kryesorë që ndikojnë në rënien e flokëve. Megjithëse ekzistojnë produkte të ndryshme kozmetike për të menjanuar rënien e flokëve, ato shumicën e rasteve nuk e kryejnë këtë funksion. Ja disa këshilla natyrale që ndihmojnë në parandalimin e rënies së flokëve:

renja e flokeveKura me vaj ulliri të ngrohtë: mënyra më e mirë për të sjellë në jetë flokët e thatë dhe të dëmtuar është t’i trajtoni ato me 2 lugë vaj ulliri të ngrohtë. Masazhojeni kokën me vajin e ullirit 3 herë në javë dhe do të keni rezultate të dukshme në forcimin e flokëve.

Vaji i kokosit: për të ushqyer flokët dhe për t’i bërë ato më të fortë përdorni vaj kokosi. Ngroheni vajin në temperaturë mesatare dhe masazhoni kokën për disa minuta. Vaji i kokosit është antibakterial dhe antifungal dhe ndihmon në problemet e flokëve. Ai është shumë efektiv edhe për kurimin e zbokthit.

Lëngu i qepës: lëngu i qepës është përdorur gjërësisht për kurimin e një sërë sëmundjesh. Pini lëng qepe çdo ditë esëll në mëngjes dhe do të keni rezultate të dukshme në forcimin e rrënjës së flokëve. Për rezultat më të shpejtë shpërlajeni kokën me lëngun e qepës sa herë që bëni dush.

Kosi natyral: maskat që kanë në përbërje kos do të ndihmojnë në mënjanimin e rënies së flokëve. Përzieni kos me vaj ulliri dhe masazhoni kokën 2 herë në javë. Kosi shërben edhe si “acid” për menjanimin e zbokthit.

Menjanoni stresin: stresi është një nga faktorët kryesorë që kontribuon në rënien e flokëve. Ajo çfarë duhet të bëni është të qetësoheni duke medituar apo në ndonjë mënyrë tjetër.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës