Këshilla nga gratë amerikane

Ja çfarë thonë gratë amerikane për ushqimin, shëndetin dhe fitnesin

Pa dhimbje nuk ka fitim: Vraponi për t’u djersitur. Vrapimi 2 herë në javë, ju bën mirë për shëndetin. Përveç përfitimeve që do të jenë të dukshme në trupin tuaj, vrapi gjithashtu ndikon në shëndetin e trurit, rrit produktivitetin dhe energjinë, si dhe ndikon në uljen e nivelit të stresit.

runingVakt i mirekuilibruar: Mos hani me shpejtësi një ushqim të sapodalë nga furra. Përpiquni të konsumoni sa më shumë ushqime organike, pasi ato mund të largojnë stresin dhe lodhjen. Kështu, do të ndiheni më mirë dhe më të lumtur.

Cigaret nuk bëjnë pjesë në ushqime: Nëse jeni duke kërkuar ndonjë mënyrë për të frenuar urinë apo stresin, eliminoni duhanin nga rutina juaj e përditshme dhe përqendrohuni tek ushqimet e shëndetshme. Një mënyrë jetese e balancuar, ushqimet e duhura dhe eliminimi i cigares janë ato që ju nevojiten për t’u ndier më mirë.

Ushqimi dhe tradita: Hani ushqime të freskëta të prodhuara nga kafshët ose të marra nga pemët dhe të mbjellat e fermerëve. Pyesni gjithmonë para se të blini ushqimet dhe përpiquni të kufizoni konsumimin e ushqimeve të importuara.

Harper Bazaar/Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë