Këshilla për herpesin

Shumica e herpesave që dalin në fytyrë, kryesisht në buzë shërohen vetë, megjithëse duan një kohë relativisht të gjatë. Këtu do t’ju paraqesim disa këshilla nëse ju shfaqet herpes:

  • herpesVendosni një peshqir të lagur me ujë të ftohtë 3 herë në ditë për 20 minuta për të reduktuar skuqjen dhe enjtjen.
  • Merrni ibuprofen për të reduktuar dhimbjet.
  • Shpëlajeni gojën me ujë dhe sodë buke në mënyrë që mos të përhapet infeksioni në pjesë të tjera të lëkurës.
  • Shmangni ushqimet që përmbajnë acid si limoni, domatja etj.
  • Shmangni ekspozimin e gjatë në diell në rast se keni herpes. Përdorni krem kundra diellit në zonën ku ju ka dalë herpesi.
  • Shmangni kontaktet intime, të tilla si puthja, sepse herpesi transmetohet tek ata.
  • Shmangni ushqimet që shkaktojnë përsëritje të herpesit, arrat, çokollata, xhelatina etj.
  • Shmangni peshqirët, makinat e rrojës, furçën e dhëmbëve apo enët që keni ngrënë, sepse infeksioni mund të përhapet tek të tjerët.
  • Nëse prekni herpesin lajini menjëherë duart me disifektues.

Trajtimi i herpesit me mjaltë

Mënyra më e mirë për këtë trajtim është që të përdorni mjaltë të papërpunuar. Mjalti duhet të jetë gjysmë i lëngshëm.

Aplikoni mjaltin mbi herpes 4 herë në ditë, qëllimi është që herpesi të jetë gjatë gjithë kohës i lyer me mjaltë në mënyrë që mos të enjtet më shumë dhe të zhduket brenda pak ditësh.

Mjalti është një antibiotik shumë i mirë dhe ka të njëjtat efekte shëruese si medikamentet që mund të përdoren për shërimin e herpesit.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit