Nga dermatologia Brunilda Bardhi
Lëkurë normale quhet kur lëkura juaj nuk është shumë e yndyrshme apo shumë e thatë, dhe rrallë herë keni akne apo skuqje të lëkurës. Poret
tuaja janë të vogla (praktikisht të padukshme), dhe ndonjëherë vëreni ndonjë të metë të lëkurës në ditët e veçanta.
Kujdesi më i mirë
• Pastroni dhe hidratoni çdo ditë me produkte të buta. Merrni ato me antioksidante të cilat i luftojnë radikalet e lira dhe mposhtin shenjat e plakjes.
• Gjithashtu mos i lini mënjanë retinoidet apo vitaminën C, përdorni këto disa herë në javë për ta rritur sasinë e kolagjenit.
• Dhe në fund mos harroni hidratuesin – një hidratues me faktor mbrojtës (SPF) kundër diellit për ditën, dhe një për mbrëmje pa faktor mbrojtës.


