Këshilla për një plakje të shëndetshme

Një manual i vogël për të përmirësuar jetën e të moshuarve.

Ka shumë formula që të ndihmojnë për të qenë në formë dhe energjik edhe pse në një moshë të thyer:

cifti i moshuar-Ushqim i shëndetshëm,

-Qëndrim në ajër të pastër ku nuk ka smog,

-Sa më shumë lëvizje që të shmanget jeta sedentare,

-Këshillohet ecje rreth 2 kilometra në ditë për një jetesë sa më të shëndetshme të të moshuarve dhe për një jetë sa më të gjatë.

-Angazhim në jetën shoqërore,

-Lojëra të ndryshme  për të mbajtur trurin sa më aktiv, etj.

Kujdes! Duhet bërë kujdes që të mos kalohet masa me aktivitete të tepruara dhe të ruhen rrahjet normale të zemrës, pasi sforcimi i trupit do të ishte tepër i dëmshëm e me pasoja.

-E rëndësishme është edhe Vitamina D tek të moshuarit, ku është parë sipas studimeve të fundit, që shumica e të moshuarve vuajnë nga mungesa e kësaj vitamine si rezultat i ekspozimit në diell. Vitamina D  ndihmon në përthithjen e kalciumit, ruajtjen e fortësisë së kockave, ruajtje e funksioneve të trurit, si dhe parandalimin e demencës tek të moshuarit. Për këtë arsye këshillohet ekspozimi në diell me orare të caktuara, si dhe marrja e kësaj vitamine përmes ushqimeve.

-Një tjetër vitaminë e rëndësishme për të moshuarit është edhe vitamina E e cila gjendet tek farat e lulediellit, arrat, piperi dhe erëza të tjera.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak