Këshilla për pacientët që vuajnë nga epilepsia

Të sëmurët me epilepsi janë më të prirur për të qënë me probleme të shëndetit mendor, si: depresion, ankth dhe në raste ekstreme vetëvrasje. Kjo prirje lidhet me faktin se epilepsia ëshët një sëmundje kronike ndonjëherë me kriza të shpeshta që interferojnë jetën e përditshme, por mund të lidhet edhe me efektet anësore të mjekimeve që përdoren për këtë sëmundje. Ja disa këshilla për pacientët që vuajnë nga epilepsia:

  • epilepsi 3Mjekimi i rregullt në dozat dhe oraret e duhura
  • Konsultë me mjekun, para se të ndërpritet mjekimi.
  • Të referohen efektet anësore.
  • Të njoftohet mjeku në rast të planifikimit të shtatzënisë (informacion për ndjekjen e shtatzënisë, efektet anësore të mjekimeve antiepileptikë mbi fëmijën dhe përzgjedhjen e antiepileptikut të duhur në këtë rast.
  • Pacientët duhet të mbajnë shenja dalluese (psh. një byrzylyk) ku është shkruar diagnoza nga e cila vuajnë, të kenë edhe një kartë ku të shkruajnë medikamentet që përdorin.
  • Pacientët me epilepsi nuk duhet të ngasin makinën, të vihen në situata të rrezikshme, të ngjiten në lartësi, të shkojnë në vende me transport të vështirë dhe të vonuar për shkak të kushteve atmosferike apo infrastrukturës, të mos mbyllen në banjë, apo në dhoma me çelës (në mënyrë që në rast krize, të marrin ndihmën e duhur sa më shpejt).
  • Në rast se kriza parapritet nga aura duhet të njoftojë familjen dhe të gjejë një vend të sigurt (që edhe në rast krize të mos dëmtohet).
  • Ushqyerja është gjithmonë e rëndësishme.
  • Duhen evituar stimulanët si: kafeja, koka-kola, pijet energjike.
  • Duhet evituar alkooli.
  • Duhet evituar dielli dhe dehidratimi.
  • Gjumi duhet të jetë i mjaftueshëm.

Postime të ngjashme

Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Ethet e dengës në Bangladesh, 21 persona humbën jetën brenda ditës
Lia e majmunëve mund të zgjasë me muaj
Dieta 3-­javore e shëndetshme: Humbisni 7kg në 3 javë
Ujë me fara chia dhe limon esëll në mëngjes: Përveç rënies në peshë, ja përfitimet e pafundme që merrni