Këshilla për personat e riskuar nga strijat

Nga dermatologia Violeta Dajçi

  1. Hidratoni lëkurën me vajra ose kremra të thjeshtë, sipas mundësive ekonomike, sidomos pas dushit.
  2. Përdorni kremra antistrija një ose dy herë në ditë, duke e masazhuar atë lehtë për disa minuta në zonat e riskuara. Masazhi rrit qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në përthithjen më mirë të kremit.
  3. strijaMerruni me sport dhe ushtrime fizike, kur kuptoni që po shtoni në peshë në mënyrë të shpejtë.
  4. Gjatë frekuentimit të palestrave, kërkoni nga instruktori programe stërvitjeje të përshtatshme dhe me rritje graduale të shkallës së vështirësisë së ushtrimeve dhe të forcës.
  5. Eliminoni nga dieta brumrat, karbohidratet dhe yndyrnat sa të mundeni. Zarzavatet dhe frutat shkrijnë dhjamrat, eliminojnë toksinat dhe radikalet e lira nga organizmi dhe i japin lëkurës shëndet e ngjyrë. Përdorini ato sidomos nëse e shihni veten në situatat e mësipërme.
  6. Gjatë shtatzënisë, ushqehuni shëndetshëm dhe kontrolloni rregullisht peshën tuaj. Ruani ritmin e jetës së mëparshme dhe mos u dembelosni për shumë arsye, dhe një ndër to: shfaqja e strieve. Aplikoni kremin antistrije në zonat e riskut, dy herë në ditë me një masazh të lehtë në trajtë rrethore, për disa minuta.
  7. Kur jeni në terapi me kortizonikë, ndiqni në mënyrë korrekte këshillat e mjekut tuaj kurues për: mënyrën e marrjes, kohëzgjatjen, dozën, uljen dhe ndërprerjen e saj.

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer