Këshilla për të mos u mposhtur nga artriti

Artriti është një problem i dhimbshëm që mund të ndërhyjë në aftësitë tuaja për të bërë gjërat që doni. Por kjo bëhet më e lehtë nëse ndërmerrni disa hapa për të mbrojtur kyçet dhe për të përmirësuar lëvizshmërinë.

ArtritiTerapistët mund të jenë shumë të mirë për t’ju mësuar se si duhet të modikifikoni aktivitetet dhe t’i përmbushni detyrat tuaja të përditshme më thjesht:

-Lëvizni! Shmangni qëndrimin në një pozicion për kohë të gjatë. Ndërsa punoni në zyrë, për shembull, çohuni dhe shtriquni çdo 15 minuta. Bëni të njëjtën gjë kur jeni në shtëpi duke lexuar apo duke parë televizor.

-Zbuloni forcën tuaj. Vërini në punë muskujt dhe kyçet më të forta. Për të mbrojtur kyçet dhe gishtat shtyni dyert e rënda me anën e krahut ose me shpatull. Për të ulur presionin mbi gjunjtë në shkallë, kur ngjiteni niseni me këmbën më të fortë, ndërsa kur zbrisni, me këmbën më të dobët.

-Planifikoni. Thjeshtëzojeni dhe organizojeni rutinën tuaj për të ulur lëvizjet e vështira ose të dhimbshme. Mbajini afër gjërat që ju duhen për gatim, pastrim etj.

-Përdorni mjetet. Disa pajisje mund të jenë ndihmë e madhe për aktivitetet tuaja të përditshme, si: gatimi, pastrimi apo të veshurit. Mashat janë të mira për të kapur gjërat që janë larg. Dorezat plastike janë të mira për të mbajtur më rehat furçën e dhëmbëve, lapsat etj. Farmacitë zakonisht mbajnë një shumëllojshmëri pajisjesh ndihmë për personat me artrit.

-Kërkoni ndihmë. Njerëzit me artrit shpesh i druhen idesë që mund të bëhen të varur nga të tjerët. Por vetëm një përqindje shumë e vogël e personave me artrit mund të dëmtohet aq shumë sa të kufizohet rëndë në lëvizje. Gjithsesi, flisni me miqtë dhe me anëtarët e familjes për sëmundjen tuaj dhe mos u druani të kërkoni ndihmë nëse keni nevojë./ Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore