Këshilla për të parandaluar plakjen para kohe nga dielli

Për gazetën “Shëndet+”, nga mjekja Blerta Gjoni, dermatologe pranë Poliklinikës Qendrore

-Përdorni krem kundër diellit çdo ditë. Me siguri keni dëgjuar më parë: ekspozimi në diell është faktori numër një për plakje të parakohshme. Rrezet ultravjollcë nga dielli degradojnë kolagjenin dhe elastinin, substanca që mbajnë lëkurën e butë dhe të njëtrajtshme.

krem mbrojtes-Aplikoni krem kundër diellit mjaftueshëm. Një shtresë shumë e hollë e faktorit (SPF) 15 është e barabartë me SPF 7. Përdorni afërsisht një lugë çaji për ta mbuluar fytyrën.

-Mos i besoni shumë grimit (make-up) me faktor SPF. Gjasat janë që nuk do të përdorni mjaftueshëm për ta mbrojtur fytyrën.

– Zgjidhni syze të diellit me mbrojtje UV. Syzet e mira e parandalojnë kataraktin (perden e syve), dhe degradimin e kolagjenit rreth syve që mund të shkaktojë plasaritje të shumta.

-Ndaloni së ngacmuari lëkurën! Është vështirë t’i rezistohet një akne të sapodalë, mirëpo shenja që mbetet është arsyeja më e mirë për mos ta ngacmuar. Me plakjen, shenjat do të duken sikur rrudha. Nëse shenja gjendet afër rrudhës, ajo do të thellohet.

-Përdorni krem kundër rrudhave (anti-aging) natën. Një krem i efektshëm preferohet të ketë retinoide, shembull: derivativë të vitaminës A. Retinoidet e stimulojnë lëkurën për ta ripërtëritur vetveten, duke i zbutur vijat e holla dhe duke i riparuar dëmet nga dielli. Në fillim mund të jenë pezmatuese, pra aplikoni më pak.

– Mos i harroni pjesët e tjera të trupit. Çfarëdo që bëni për fytyrën, duhet ta bëni edhe për qafën dhe duart. Këto janë vendet e para që tregojnë plakjen. Më së paku që mund të bëni, është ta hidratoni lëkurën. Një lëkurë e hidratuar duket e shëndoshë dhe e butë.

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës