Këshilla se si t’i rezistoni vapës pa kondicioner

Bën vapë dhe nuk keni kondicioner. Ose keni kondicioner por po kurseni energjinë për shkak të faturës së lartë. Ja disa “truke” për ta kaluar nxehtësinë me një shtëpi të freskët.

Mbajini dritaret mbyllur

Mbyllni grilat, dritaret, tendat: mund të duket banale, por pjesa më e madhe e të nxehtit hyn nga dritaret dhe të ndërmarrësh këtë veprim do të thotë të ulësh temperaturën e brendshme me disa gradë, sidomos nëse hyrjen e shtëpisë e keni nga jugu dhe perëndimi

dritareMbyllini dyert ditën, hapini natën

Është mirë t’i mbani dyert e brendshme mbyllur për të qëndruar freskët. Hapini para se të shkoni për të fjetur në mënyrë që fresku të qarkullojë nëpër shtëpi.

Përdorni ventilator dhe akull

Rryma e ajrit që provokohet nga ventilatori nuk është mjaftueshëm i freskët? Merrni një tas dhe mbusheni me akull dhe vëreni para ventilatorit. Avulli i ftohtë që del nga akulli do të bashkohet me ajrin dhe në këtë mënyrë do të shpërndahet në gjithë ambientin.

 

Rregulloni ventilatorin në tavan të shkojë në sens kundërorar

Jo të gjithë e dinë, por ventilatori në tavan duhet rregulluar në çdo stinë. Në verë krahët duhet të lëvizin në sens antiorar për ta ulur ajrin poshtë dhe për të krijuar një rrymë të freskët.

Mendo për temperaturën e trupit

Mos u shqetësoni që të freskoni vetëm shtëpinë. Edhe temperatura e trupit tuaj është e rëndësishme. Pini pije të freskëta, vini kompresë të lagur në pulse dhe qafë, si dhe vishuni lehtë.

Ndizni ventilatorin pasi të laheni

Pasi bëni dush, ndizni ventilatorin në banjë për të eliminuar lagështinë. E njëjta gjë vlen edhe për kuzhinën pasi të keni gatuar, për të larguar nxehtësinë.

fle jastekPërdorni jastëkë freskues

Për të fjetur mirë mund të përdorni jastëkë freskues poshtë kokës. Bëni të njëjtën gjë me këmbët, për të cilat mund të përdoret një shishe me ujë të ftohtë (jo të ngrirë), e mbështjellë me një copë. Këto masa do t’ju mbajnë freskët ju dhe krevatin tuaj.

Hapni dritaret gjatë natës

Nëse temperatura e jashtme bie gjatë natës, hapini dritaret e shtëpisë dhe krijoni një rrymë ajri. Kujtohuni t’i mbyllni në mëngjes para se ajri të nxehet sërish.

Kini kujdes llambat

Edhe llambat kontribuojnë në nxehjen e ambientit. Kini parasysh që llambat ekonomike nxehin më pak.

Bëni investime afatgjatë

Nëse gjithçka që u tha nuk mjafton, është koha për investime afatgjatë, si për shembull të blini izolues për dritaret. Ose thjesht të vini ndonjë tendë apo të shtoni lule (bimë).

/Përgatiti: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit