Nëse je e gatshme dhe ke dëshirë të mbetesh shtatzënë, duhet të kesh parasysh mundësitë që ke dhe disa aspekte të shëndetit tënd. Përpara se të merni një vendim, duhet të bëni një konsultë serioze me të gjithë mjekët përkatës.
Hamendësojmë se nuk ke ndërmend të bësh një konsultim gjenetik dhe se je plotësisht shëndetshme, megjithatë, përpara se të mbetesh shtatzënë, duhet patjetër të konsultohesh me gjinekologun tënd të ardhshëm. Do të të japë një mori këshillash për t’u përgatitur për shtatzëninë. Le të ndjekim së bashku një shembull konsulte:
Merr acid folik. Është vitamina kryesore për zhvillimin e trurit dhe shtyllës kurrizore të fëmijës. Bën mirë të marrësh, të paktën katërqind njësi acidi folik në ditë. (gjendet në ushqime si: sallata jeshile, brokoli, shpargu, qitro, bizele, thjerrëza etj.)
Shmang djathin e pasterizuar, pasi është një kultivim i bakterit Listeria, që shkakton një infeksion të rëndë. Dhe, nga sa duket, gratë shtatzëna janë shumë të pritura ta konsumojnë, duke vënë në rrezik jetën dhe duke shkaktuar dëmtime në trupin e të sapolindurit.
Konsumo mish të pjekur mirë për të shmangur toksoplazmosinën, një parazit që për dikë të shëndetshëm nuk paraqet rrezik, ndërsa te gratë shtatzëna mund të shkaktojë dëmtim të trurit të fetusit. Laj duart pasi ke prekur mish të pagatuar. Shmang punën në bahçe dhe mos ndërro dheun e maces, pasi paraziti jeton në jashtëqitjen e kësaj kafshe.
Disa lloje peshqish nuk duhen konsumuar për shkak të sasisë së mërkurit që kanë. Ndoshta ky informacion në të ardhmen mund të ndryshojë, por për sot, mos konsumo: skumbrinë, peshkun shpatë, peshkaqenin dhe tonin. Gjithashtu, Organizata e Mbrojtjes së Mjedisit të Shteteve të Bashkuara këshillon që të mos konsumosh peshk që është i peshkuar vetë, pasi ujrat përreth plazheve mund të jenë të ndotura.
Ka disa infeksione për të cilat ti dhe doktori yt duhet të jeni të vetëdijshëm: herpesi, bakteret vaginale dhe streptokokët e tipit B, që bëhen më të rrezikshëm gjatë shtatzënisë.
Trego kujdes për çfarëdo lloj mjekimi që merr dhe përpiqu të bësh edhe pa të./ Dr. Carol Livoti, gjinekologe amerikane


