- Pyesni veten se cili është burimi i stresit që po përjetoni. Përpiquni të ndërmerrni veprimet që mundeni për të larguar shkakun.
- Mbani një qëndrim pozitiv dhe realist. Pranoni se, edhe pse nuk mund t’i kontrolloni të gjitha gjërat, mund t’i menaxhoni ato.
Ndajini me të tjerët mendimet dhe ndjesitë. Mundohuni të mbani nën kontroll zemërimin.- Mësoni dhe praktikoni teknika të relaksimit (të tilla si: ushtrime frymëmarrje, joga, meditim, tai chi etj)
- Ushtrohuni rregullisht. Në këtë mënyrë do të ndiheni më mirë dhe më të përgatitur për të përballuar problemet.
- Hani shëndetshëm, shmangni përdorimin e shumtë të sheqerit. Konsumoni shumë fruta, perime dhe drithëra.
- Menaxhojeni kohën me mençuri.
- Lëruni hapsirë kohore pasioneve dhe interesave.
- Bëni gjumë të rehatshëm dhe mundohuni të flini 7-9 orë.
- Shmangni veset, si: duhanpirja, alkooli, droga
- Kaloni kohë me njerëzit që doni (në raste të tilla, shmangni përdorimin e celularit).
Përshtati në shqip: Daniela Bardhi


