Këshilla të thjeshta për prindërit mbi leximin e librave për fëmijët

Çfarë librash pëlqejnë më shumë fëmijët e moshës 2-3 vjeç?

Librat me histori të thjeshta.
Librat me vjersha të thjeshta dhe rimë që mësohen shpejt përmendësh.
Librat që kanë numra, tregojnë format, madhësitë e sendeve, njerëzve etj.
Librat me kafshë, me makina (për djemtë), me kukulla(për vajzat).
Librat me personazhet e pëlqyer vizatimorë.
Librat pa shumë fjalë, por me shumë figura
Kёta libra Ndihmojnë krijimtarinë dhe imagjinatën e tyre dhe i nxisin fëmijët të krijojnë ide dhe histori rreth tyre.

Si të lexojmë bashkë me fëmijën?

Gjatë leximit ndaluni dhe diskutoni mbi figurat e librit (p.sh shiko kapelen e arushit).
Gjatë leximit kërkojini fëmijës të tregojë figurat, sendet, emrat e kafshëve që di ose nuk i mban mend etj.
Gjatë leximit mund të bëni komente si “këtu ka dy mace, tre zogj” etj. Kjo ndihmon t’i bëni fëmijës dhe pak aritmetikë.
Bëjeni numërimin pjesë të jetës së fëmijës.
Nxiteni fëmijën të tregojë dhe ai/ajo (p.sh. mos i thoni thjesht “Kush e hëngri mjaltin?”, por “Çfarë bëri ariu?”, sepse në këtë mënyrë fëmija do përpiqet jo vetëm të rikujtojë historinë, por dhe do kërkojë të gjejë fjalët). /femijetetiranes.al

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"