Këshilla të vlefshme për lëkurën gjatë stinës së verës

Aplikoni maska në fytyrë që të pastroni lëkurën: Masazhoni lehtë fytyrën dhe aplikoni maska që largojnë lëkurën e vdekur dhe “mbeturinat” që gjenden në lëkurë. Këtë gjë duhet ta bëni çdo mëngjes përpara se të aplikoni kremin hidratues apo kremin kundra diellit. Të njëjtën gjë mund të bëni edhe për trupin.

lekura llojiMbajeni lëkurën të hidratuar: Niveli i hidratimit të lëkurës, sidomos gjatë verës, duhet të jetë gjithmonë intensiv. Kjo do të thotë që duhet të mbani një krem hidratues me vete që ta aplikoni çdo 3-4 orë në ditë.

Bëhuni miq me ujin: Temperaturat e larta gjatë verës çojnë në dehidratimin e lëkurës. Temperaturat e larta kanë tendencën t’ju bëjnë më të plogësht, gjithashtu mund të keni dhimbje koke ose t’ju merren mendtë! Duhet të konsumoni 8 gota ujë në ditë (mesatarisht 2 l në ditë). Uji do t’ju ndihmojë të ruani ekuilibrin dhe do t’ju hidratojë. Shmangni ujin e ftohtë. Zgjidhni ujin e ambientit ose, nëse nuk mundeni, pini thjesht ujë të freskët.

Këshillë: Nëse konsumoni shumë pije më kafeinë ( të tilla si pije energjike) dhe kafe, duhet ta trefishoni konsumimin e ujit, pasi kafeina ka tendencën ta dehidratojë lëkurën.

Aplikoni krem kundra diellit: Ky duhet të jetë një zakon i pashmangshëm gjatë stinës së verës. Duhet të aplikoni krem kundra diellit në një masë të mjaftueshme dhe shpesh. Aplikoni kremin jo vetëm në fytyrë, por në të gjitha pjesët e trupit që i keni të ekspozuara ndaj diellit.

Këshillë: riaplikoni kremin e diellit çdo 2 orë dhe mundohuni t’i shmangni rrezet e dëmshme të drekës.

Përgatiti: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer