Nga Ardiana Sinani, dermatologe
Hani një dietë të ekuilibruar me proteina më shumë në këtë periudhë e pak karbohidrate, nuk do ju bëjnë dëm sepse japin një burim të vazhueshëm energjie
për të përballuar të ftohtin e dimrit.
Mos harroni të hidratoheni vazhdimisht. Është e rëndësishme që të pini ujë të mjaftueshëm për të mbajtur lëkurën dhe flokët të hidratuar. Pjesa më e madhe e njerëzve e ulin shumë konsumin e ujit gjatë përiudhës së dimrit, por mos harroni që hidratimi në dimër është po aq i rëndësishëm sa në verë, edhe pse nuk djersijmë apo ekspozohemi në diell.
Konsumimi i frutave të tilla si shega, portokalli çdo ditë do të ndihmojnë në furnizimin e trupit tuaj me antioksidantët më të fuqishëm dhe do t’ju ndihmojnë për një lëkurë dhe flokë të shëndetshëm.
Ushqimi me një dietë të shëndetshme e plotë me vitamina dhe antioksidantë që gjenden me shumicë te frutat e stinës është mënyra më e mirë për të mbajtur flokët tuaj dhe lëkurën të shëndetshme.


