Këta janë njerëzit më të gjatë në botë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Një studim i ri ka arritur në përfundimin se brezi i sotshëm është më i gjatë se paraardhësit, kjo falë ushqyerjes së shëndetshme dhe shëndetit të mirë. Gjatë 100 viteve të fundit, gjatësia e njerëzve ka ndryshuar në mënyrë të ndjeshme dhe jo të barabartë në shtete të ndryshme në të gjithë botën.njerezit me te gjate ne bote

Studiuesit thonë se meshkujt holandezë, me gjatësi mesatare 182.5 cm dhe femrat letoneze me gjatësi mesatare 170 cm, janë njerëzit më të gjatë në botë.

Ndërsa meshkujt nga Timori Lindor, në juglindje të Azisë, me gjatësi mesatare 160 cm, dhe femrat nga Guatemala (149 cm) konsiderohen si më të shkurtrit.

Ky studim u krye nga organizata Non-Communicable Diseases Risk Factor Collaboration (NCD-RisC) në bashkë punim me Organizatën Botërore të Shëndetëssië. Autorët përdorën të dhënat e popullsisë në të gjithë botën për të llogaritur gjatësinë e njerëzve të lindur mes viteve 1896-1996.

Burrat iranianë, sipas këtij studimi, dhe gratë koreano-jugore janë njerëzit me zhvillimin më të madh në drejtim të lartësisë, të cilën e kanë rritur përkatësisht me 16 dhe 20 cm.

Nuk është vetëm gjenetika ajo që përcakton gjatësinë e një njeriu, por edhe shumë faktorë të jashtëm. Për shembull, hulumtuesit shkencorë theksojnë se “ushqyerja dhe infeksionet gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës janë përcaktues të rëndësishëm të gjatësisë kur arrijmë në moshë madhore”.

Shtetet sipas gjatësisë mesatare te meshkujt:

1. Holanda
2. Belgjika
3. Estonia
4. Letonia
5. Danimarka
6. Bosnje-Hercegovina
7. Kroacia
8. Serbia
9. Islanda
10. Republika Çeke

Shtetet sipas gjatësisë mesatare te femrat:

1. Letonia
2. Holanda
3. Estonia
4. Republika Çeke
5. Serbia
6. Sllovakia
7. Danimarka
8. Lituania
9. Bjellorusia
10. Ukraina

Burimi: CNN / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj