Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Studimet kanë dëshmuar se vera e kuqe dhe boronicat parandalojnë sëmundjet e zemrës, madje edhe shfaqjen e kancerit. Mirëpo, deri më tani, nuk është ditur se cila është arsyeja që qëndron prapa vetive të verës dhe boronicave. Hulumtuesit nga Instituti i Floridës kanë bërë të ditur se një komponent i quajtur “resveratrol” është arsyeja kryesore e të mirave që ka shëndeti i njeriut nga vera dhe boronicat.
Ekipi hulumtues i udhëhequr nga Kendall Nettles ka zbuluar që “resveratrol” ndikon në bllokimin e proteinës së quajtur ‘interleukin 6 (IL-6)’, proteinë e cila gjendet në sistemin imun dhe shkakton dobësim të sistemit imunitar
Niveli i lartë i proteinës IL-6 thuhet të jetë shkaktari kryesor i kancerit në gji dhe shumë femra, të cilat vuajnë nga ky kancer, janë marrë me ushtrime të ndryshme fizike, në mesin e të cilave edhe joga, për të zvogëluar rrezikun për t’u prekur prej tij. Megjithatë, tani është bërë e ditur që konsumimi i ushqimeve të pasura me resveratrol është i domosdoshëm për të luftuar kancerin në gji dhe llojet e tjera të kancerit.
Burimi: healthyfood/https://shendeti.com.al
