Këto janë ilaçet natyrale për të qetësuar ankthin

Çaj kamomil: Në një studim të Universitetit të Pensilvanisë, në Filadelfia, pacientët me ankth që pinë çaj kamomili për tetë javë kanë pasur rënie të konsiderueshme të ankthit krahasuar me pacientët që nuk kanë pirë çaj. Në qoftë se ndjeni ankth ose jeni në një moment delikat emocional, një filxhan çaji kamomil mund t’ju ndihmojë të qetësoheni. Disa nga përbërësit e kamomilit kanë të njëjta ndikime në tru si valiumi.

Çaji jeshil: hulumtimet tregojnë se çaji jeshil ndihmon për të rregulluar rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut, nga disa studime të tjera ka dalë se gjithashtu redukton ankthin.

Livando: aroma dehëse e livandos mund të veprojë si një anti-inflamator. Në një studim, pacientët në një klinikë dentare ishin më pak të shqetësuar nëse në dhomën e pritjes ka aromë livando. Në një studim në Florida, studentët të cilët thithin aromë livando para një provim kanë më pak ankth.

Mbajeni frymën disa sekonda: për të luftuar ankthin praktikoni frymëmarrjen  4-7-8, nxirrni frymën tërësisht nëpërmjet gojës, pastaj thithni me hundë 4 herë. Mbani frymën për 7 sekonda dhe nxirreni  jashtë ngadalë duke numëruar deri në 8. Përsëriteni të paktën dy herë në ditë./ Health

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë