Këto janë super-bakteret që kanë vënë në alarm mjekësinë!

Përshtati në shqip: Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një listë me bakteret rezistente ndaj antibiotikëve, që janë ndër më të rrezikshmit për shëndetin e njeriut.

Në krye të listës janë bakteret më të rrezikshme, si E. coli, që mund të shkaktojnë infeksione tek qarkullimi i gjakut dhe pneumoni tek pacientët. Lista do të diskutohet gjatë takimit G20 që do të zhvillohet këtë pranverë në Gjermani.

Qëllimi është që të nxiten zyrtarë nga e gjithë bota që të investojnë për gjetjen e antibiotikëve të rinj për luftimin e infeksioneve të vështira për t’u trajtuar.

Ekspertët i frikësohen rikthimit të epokës kur nuk ekzistonin antibiotikët dhe njerëzit vdisnin nga infeksionet e zakonshme.

Dr. Marie-Paule Kieny, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se rezistenca ndaj antibiotikëve po arrin në shkallë alarmante.

“Po dalin jashtë funksionit opsionet për trajtimin e baktereve. Nëse i imponojmë vetëm kompanitë farmaceutike, antibiotikët e rinj që na duhen urgjentisht nuk do të zhvillohen në kohë”.

OBSH thotë se ka rrezik që kompanitë farmaceutike të zhvillojnë vetëm trajtime që janë më të lehta për t’u bërë dhe më fitimprurëse.

Fokusi duhet të jetë tek testet klinike, thotë OBSH.

Turbekulozi nuk është përfshirë në listë duke qenë se janë vënë tashmë në prioritet trajtimet e reja për këtë infeksion.

Ekspertët e kanë përpiluar këtë listë duke u fokusuar tek nivelet aktuale të rezistencës ndaj ilaçeve, normave globale të vdekshmërisë, përhapjes së infeksioneve në komunitet dhe sëmundjeve që shkaktojnë.

Kritik

  • Acinetobacter baumannii – mund të shkaktojë infeksione të rënda në gjoks dhe gjak.
  • Pseudomonas aeruginosa –  mund të shkaktojë infeksione të rënda në gjoks dhe gjak.
  • Enterobacteriaceae, si bakteret Klebsiella, E. coli, Serratia dhe Proteus – mund të shkaktojnë infeksione të rënda në gjoks, gjak dhe urinë.

Prioritet i lartë

  • ‘Enterococcus faecium’ (rezistent ndaj  vancomicin) – mund të shkaktojë dëmtime të rënda dhe infeksione të gjakut.
  • Staphylococcus aureus (rezistent ndaj meticilinës dhe vancomicinës) – mund të shkaktojë infeksione të rënda në gjoks, gjak dhe urinë.
  • Helikobakter pylori – infeksion i lidhur me ulcerën në stomak
  • Campylobacter spp. – mund të shkaktojë sëmundje të diarresë dhe infeksione në qarkullimin e gjakut.
  • Salmonellae – mund të shkaktojë sëmundje të diarresë dhe helmim të gjakut.
  • Gonorrea Neisseria – një infeksion i transmetuar seksualisht që mund të shkaktojë interfertilitet dhe, në raste të rralla, mund të përhapet në gjak dhe gjymtyrë.

Prioritet i mesëm

  • Pneumonia streptokokus (rezistencë ndaj penicilinës) mund të shkaktojë infeksione të rënda të gjoksit dhe meningjit, si dhe helmim të gjakut.
  • Haemofilus influenzae (rezistent ndaj ampicilinës) mund të shkaktojë infeksione të rënda në gjoks dhe meningjit, si dhe helmim të gjakut dhe infeksione të lëkurës dhe në gjymtyrë.
  • Shigella spp. – një sëmundje e diarresë që mund të shkaktojë komplikacione serioze, si p.sh. mosfunksionim të veshkave.

 Burimi: BBC / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet