Pjesa më e madhe e ish-duhanpirësve shton disa kile pasi ka lënë cigaren, jo përshtim kalorish, por thjesht për shkak të ndryshimit të florës së zorrëve. Ky fakt bëhet i ditur nga një studim i Qendrës Spitalore Universitare të Zyrihut.
Shkencëtarët kanë studiuar materialin gjenetik të baktereve të zorrëve të pranishëm në feçet e njerëzve të ndryshëm për një periudhë kohe prej 9 javësh: 5 joduhanpirës, 4 duhanpirës dhe 10 persona që kishin lënë cigaren një javë pas fillimit të studimit. Ndërsa ndryshimi bakterial në feçet e duhanpirësve dhe joduhanpirësve kishte vetëm ndryshime të vogla gjatë kohës, tek ata që kishin lënë duhanin pati një ndryshim më të madh. Gjithashtu ata që lanë cigaren shtuan 2,2 kg megjithëse mënyra e tyre e të ushqyerit nuk kishte ndryshuar. (Corriere.it)
