Kim Kardashian flet hapur për sëmundjen e saj

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Kim Kardashian ka zbuluar se vuan nga sëmundja e lëkurës psoriasis. Yllit 35-vjeçar i dalin njolla të kuq në trup nëse është e mërzitur dhe veçanërisht në këmbën e saj të djathë, ku janë më të dukshme.Kim Kardashian

“Vërtet nuk po përpiqem ta mbuloj më”, ka shkruar ajo në aplikacionin e saj. “Ndonjëherë ndjej sikur ajo është e meta ime më e madhe dhe të gjithë duhet ta dinë, prandaj pse duhet ta mbuloj?”

Kim është diagnostikuar më këtë lloj sëmundje në vitin 2010 dhe e ka trashëguar atë nga nëna e saj, Kris Jenner, e cila gjithashtu vuan nga kjo sëmundje e lëkurës.

Nuk ka kurë për këtë sëmundje, dhe Kim e menaxhon nëpërmjet dietës dhe një krem kortizoni, që e aplikon çdo natë para se të flejë.

Psoriasis është një patologji autoimune kronike, në përgjithësi e trashëgueshme, e cila mund të mbahet nën kontroll por nuk zhduket asnjëherë plotësisht. Kjo sëmundje prek lëkurën, thonjtë dhe skalpin e kokës. Ka disa faktorë që e acarojnë ose japin shpërthime të reja si: infeksionet e ndryshme dhe kryesisht ato të grykëve,stresi emocional dhe fizik, përdorimi i pijeve alkoolike, disa medikamente.

Elemente psoriatike  shfaqen në zonat ku vritemi, gërvishtemi ose në plagët postoperatore (fenomeni Koebner).

Patologjia ka mjekime specifike dhe kryesisht mjekime lokale, të cilat gjithmonë duhen të merren me rekomandim të mjekut dermatolog, në varësi të gjendjes, moshës dhe reagimit të patologjisë ndaj mjekimit. Në rastet kur patologjia është e përhapur, përdoren mjekimet sistemike që kanë dhe efekte anësore, ndaj fillohen në përgjithësi në kushte spitalore për të parë reagimin e organizmit ndaj tyre.

Së fundmi dhe në Shqipëri  trajtimi i psoriasisit bëhet dhe me medikamente biologjike, të cilat kanë më pak efekte anësore, por edhe përdorimi i tyre kërkon ndjekje të rreptë spitalore të pacientit.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm