Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati
Numri i vdekjeve nga koronavirusi i Wuhan ka shkuar në 80, me pothuajse 2800 raste të prekura të konfirmuara në Kinë, ndërkohë që vendi ka filluar procedurat e emergjencës në mënyrë që të parandalojë përhapjen e tij në vende të tjera.
Çfarë e bën më të vështirë këtë të fundit është se virusi mund të përhapet edhe para se të shfaqet ndonjë simptomë, gjë që do të thotë se mbartësit mund të mos e kuptojnë që janë të infektuar para se ta kalojnë virusin në persona të tjerë.
Në Kinë, 15 qytete me një popullsi të kombinuar prej më shumë se 57 milion njerëz, janë vendosur në mbyllje të plotë ose të pjesshme.
Vetë qyteti i Wuhanit është vendosur në karantinë, me të gjitha rrugët për brenda dhe jashtë qytetit të mbyllura plotësisht apo shumë të kontrolluara. Qeveria kineze njoftoi se do të dërgojë edhe 1200 punonjës shëndetësie, bashkë me 135 pjestarë të personelit mjekësor të ushtrisë për të ndihmuar stafin e spitalit të qytetit. Më shumë se 11 bilion yuan ( 1.58 bilion dollarë) fonde nga qeveria janë vënë në dispozicion për krizën.
Raste të konfirmuara ka pasur dhe jashtë Kinës, me të paktën 13 vende që e kanë raportuar atë, duke përfshirë Francën, Australinë, dhe Shtetet e Bashkuara.
Një përmbledhje e numrit të rasteve në secilën provincë kineze:
Hubei (përfshin Wuhan): 1,423, përfshirë 76 vdekje
Guangdong: 146
Zhejiang: 128
Henan: 128, përfshirë 1 vdekje
Chongqing: 110
Hunan: 100
Pekin: 68
Anhui: 70
Shandong: 63
Sichuan: 69
Shanghai: 53, përfshirë 1 vdekje
Guangxi: 46
Jiangxi: 48
Fujian: 35
Jiangsu: 47
Hainan: 22
Shaanxi: 22
Liaoning: 22
Yunnan: 19
Heilongjiang: 21, përfshirë 1 vdekje
Tianjin: 14
Hebei: 18, përfshirë 1 vdekje
Burimi: CNN

