Kinë/ Në 24 orë e fundit nuk shënohet asnjë rast i ri me koronavirus

Për herë të parë që nga koha kur filloi përhapja e koronavirusit, Kina nuk raporton asnjë të infektuar të ri, një moment kryesor ky në betejën për të përmirësuar gjithë gjendjen e shkaktuar nga Covid-19. 34 rastet e reja që janë raportuar janë importuar nga jashtë.

Ndërkohë nuk raportohen të prekur as në Wuhan – vendi ku nisi përhapja e koronavirusit. Zyrtarët kinezë thanë për CNN se do të duhen 14 ditë për të parë situatën. Nëse Wuhan vazhdon me këto ritme, do të merret në konsideratë heqja e kufizimeve të udhëtimit.

Udhëtimi ndërkrahinor, i cili më parë ishte mbyllur tërësist, gradualisht po lejohet. Njerëzit në provincat Hubei lejohet të udhëtojnë, sigurisht duke kryer kontrolle të temperaturës dhe simptomave të tjera. Gjithashtu disa shkolla kanë nisur mësimin.

Nga të dhënat zyrtare (deri më 19 mars, ora 08:10), në Kinë pati në total 81,174 njerëz të infektuar, nga të cilët 3,242 humbën jetën.

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur