Kinë, shtohen çiftet shterpë, shkak ndotja, stresi

babai ne salle lindjeNdërsa në Kinë, falë ndryshimit të politikës për vetëm një fëmijë, shumë çifte mendojnë të bëjnë një fëmijë të dytë, ka ende nga ata që nuk arrijnë të bëjnë as një fëmijë. Sipas asaj çka tregon “Global Times” në vend, në vitet e fundit, është rritur numri i çifteve që kanë probleme me fertilitetin. Sipas ekspertëve, infertiliteti është bërë problemi i tretë shëndetësor pas tumoreve dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Statistikat e bëra të ditura nga shtypi lokal flasin për rreth 50 milionë persona infertil (shterpë) dhe si rrjedhojë një fluks kërkesash për farëzim artificial. Një kërkim i kryer në vitin 2012 kishte nxjerrë në pah se 12,5% e popullsisë në moshë fertile nuk ishte në gjendje të kishte pasardhës. 10 vjet më parë përqindja ishte vetëm 3%. Shkaqet e infertilitetit, sipas mjekëve, nisin që nga ndotja, tek stresi, tek stili i jetës. Për më tepër, ndërsa në të shkuarën problemet e shterpësisë bënin fjalë për persona mbi 35 vjeç, tashmë vitet e fundit janë regjistruar shumë çifte shterpë tek 20-250vjeçarët që janë edhe rreth 50% i numrit të përgjithshëm./ Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat