Elena Beta, gazeta “Shendet+”
“INDIVIDËT KRIJUES”, ishte aktiviteti i radhës në kuadër të projektit Innovation Hub i cili mblodhi sërisht tek Godina e Inovacionit, një numër të madh të rinjsh të apasionuar pas filmit dhe kinemasë, produksionit, si dhe inovacionit në kinematografi. Të pranishëm ishin edhe gazetarë apo persona të interesuar në çështjet që lidhen drejtpërdrejt me këto fusha të cilët u bënë pjesë e workshopit të organizuar në kuadër të këtij aktiviteti.
“Duke qënë se gjendemi në javën e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë, dhe të projektit “The 5C Project” – me pjesëmarrësit e projektit të cilët kanë mbëritur në Shqipëri këto ditë nga Britania e Madhe, Serbia, Rumania, Bullgaria, Turqia dhe partnerë nga Kroacia e Greqia. Menduam t’i bashkojmë në projektin tonë të rinj shqiptarë, ekspertë të arteve pamore, të interesuar në fushën e kinematografisë e njëkohësisht në fushën e inovacionit dhe teknologjisë, të diskutojnë dhe të qartësojnë rolin që luan teknologjia edhe në fushën e kinematografisë”, tha për pjesëmarrësit Besnik Ligaçi, moderator i aktivitetit njëkohësisht koordinator i projektit Innovation Hub” duke startuar kështu aktrivitetin.
Si në çdo fushë tjetër edhe në kinematografi hasen probleme, prandaj ky takim u fokusua tek eksperiencat në vende të ndryshme nga dhe vinin të ftuarit e aktivitetit të sotëm. “The 5C Project” përfaqësuan shpirtin kritik filmik dhe duke qenë pjesa më e madhe nga vendet fqinje, shtuan interes mbi ngjashmëritë e këtij sektori ndërkombëtar.
Ata folën mbi ndërthurjen dhe avantazhet që ofron teknologjia në procesin krijues në fushat e artit dhe multimedias.
Të rinjtë e ftuar në këtë aktivitet dëshmuan se me talent, imagjinatë edhe pak teknologji mund të arrijnë të realizojnë projekte të mëdha, të rëndësishme për të ardhmen e tyre. Përveç bashkëbisedimit tejet interesant ajo që u vu re ishin dhe urat e reja të bashkëpunimit mes profesionistëve dhe të rinjve të cilat pritet të shkojnë përtej shkëmbimit të kontakteve ashtu siç dëshmuan dhe disa nga të rinjtë e entuziazmuar.
Mariana Hirstova, gazetare kulturore dhe filmike, Galina Maksomovic, studente në degën dramë, Andrei Sendrea, kritik i ri filmik dhe skenarist, Rhiannon Wain, studente e apasionuar pas kinemasë dhe filmit, ndanë eksperiencat e tyre duke motivuar të rinjtë se pavarësisht vështirësive që mund të hasin gjatë rrugëtimit të tyre, nuk duhet ta braktisin kurrë pasionin për artin pasi investimi dhe përkushtimi janë ushqimi që e bëjnë pasionin të shndërohet në mundësi.
E pranishme dhe tepër aktive në diskutim ishte dhe Romina Ruda, koordinatore e medias për Festivalin e Filmit në Prishtinë, e cila dëshmoi se disa probleme ekzistojnë, aq më tepër në media ku problemi është subjektiv dhe preferencat personale ndikojnë më shumë nga sa mund të mendohet.
Por nga ana profesionale janë gjëra që të vijnë një here në jetë dhe duhet thjesht të kapësh mundësinë. “Për 1 javë në këto aktivitete, njeh profesionistë që mund të të duhen 3 vite për të krijuar kontakte”, vijoi ajo duke mbyllur kështu këtë workshop me një ftësë nga kritikët e pranishëm, për të qënë pjesë e festivalit “Divan Film Fest” i cili do të zhvillohet në Rumani.


