Kini kujdes! Nëse vuani nga këto sëmundje nuk duhet ta përdorni xhenxhefilin

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

E kemi përmendur në disa postime që xhenxhefili mund të konsiderohet si erëza e shekullit për shkak të vetive të shumta medicinale dhe ushqyese që përmban.

Disa nga përfitimet e konsumimit ditor të xhenxhefilit janë:

  • xhenxhefilLehtësimi i dhimbjeve artrite
  • Lehtësimi i dhimbjeve të muskujve, kockave etj
  • Rrit sistemin imunitar
  • Lehtëson simptomat e të përzierit, migrenës dhe kollës
  • Lehtëson simptomat e diarresë, kapsllëkut, hemorroideve etj
  • Kontrollon nivelin e kolesterolit dhe sheqerit në gjak
  • Parandalon formimin e qelizave kancerogjene
  • Largon toksinat nga trupi
  • Përshpejton metabolizmin etj.

Për shkak të vetive të tij antiseptike, xhenxhefili ka kohë që është përdorur për trajtimin e kushteve të ndryshme shëndetësore. Ai mund të konsiderohet si ilaç universal natyror, por nuk duhet të përdoret nga të gjithë.

Ja cilët persona nuk duhet ta përdorin xhenxhefilin:

Gratë shtatzëna: ato duhet ta shmangin xhenxhefilin me çdo kusht, sidomos në tremujorin e fundit të shtatzanisë.

Personat që duan të shtojnë në peshë: xhenxhefili është jashtëzakonisht i dobishëm për personat që duan të bien në peshë, ai djeg dhjamin. Por njerëzit që janë nën peshë dhe që duan të shtojnë në peshë duhet ta menjanojnë tërësisht konsumimin e xhenxhefilit.

Njerëzit që vuajnë nga çrregullimet e gjakut: xhenxhefili mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut, por në rast të pacientëve që vuajnë nga hemofilia, talasemia etj mund të shkaktojë efekte negative.

Njerëzit që përdorin medikamente për diabetin dhe tensionin e lartë të gjakut: xhenxhefili mund të ndërveprojë me medikamente. Nëse përdorni medikamente për tensionin e lartë të gjakut dhe diabetin nuk është e këshillueshme të përdoret xhenxhefili. Ai mund të parandalojë efektivitein e medikamenteve.

Burimi: Healthy Food Team

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis