Kirurgët në poliklinika kurojnë prostatën, urologu: Vendim i palogjikshëm

Denisa Canameti

Sipas një shkrese të nxjerrë në qershor të vitit 2010 nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, organizmi i konsultave

Vendimi

Vendimi

Letra e pacientëve me firma

Letra e pacientëve me firma

Firmat e pacientëve

Firmat e pacientëve

për shërbimin e urologjisë, do të bëhet nga kirurgët e shërbimit parësor të Qendrave Shëndetësore. Pra, kirurgët e shërbimit parësor do të trajtojnë të gjitha rastet me Hipertrofi Prostate. Kjo masë mësohet se është marrë pasi në Qendrat Shëndetësore nuk ka mjek urolog.

Mirëpo një vendim i tillë ka sjellë reagim të pacientëve dhe mjekëve.

Urologu Kim Drasa, mjek në Poliklinikën e Specialiteteve nr.3 në Tiranë, shprehet për gazetën “Shëndet+” se një vendim i tillë nuk është i logjikshëm. Ai thotë se mjeku kirurg i përgjithshëm nuk ka kompetencën profesionale për të trajtuar patologji të tilla si prostata. Madje, sipas tij, pacientët do të përkeqësohen pasi nuk do të marrin trajtimin e duhur.

Ky shqetësim i ngritur prej mjekut është mbështetur dhe nga një numër i madh pacientësh të cilët kanë firmosur kërkesën e tyre që të mos mjekohen nga kirurgu i poliklinikës, por nga mjeku urolog.

I kontaktuar nga “Shëndet+” lidhur me këtë problematikë, drejtori i Autoritetit Shëndetësor Rajonal, Edmond Stojku, u shpreh se kjo është një zgjidhje e mirëmenduar nga ana e institucioneve përgjegjëse. “Derisa nuk ka mjek urolog në Qendra Shëndetësore, është e detyrueshme që të mendohet diçka, sepse nuk do të ishte as korrekte që shërbimi të kthehej në monopol të një mjeku”, mbylli fjalën e tij për gazetën tonë drejtori Stojku.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak