Kirurgjia Robotike në Acibadem, një histori suksesi për pacientët shqiptarë!

saadettin-eskicorapci

Bisedoi: Elona Tereziu

Për të shkruar një histori suksesi, nuk mjafton vetëm një kirurg i mirë. Kështu shprehet për gazetën Shëndet +, profesori i Urologjisë në Spitalin Acibadem në Turqi, Saadettin Eskicorapci, teksa sjell edhe njëherë në vëmendje revolucionin ‘’Da Vinci’’ në kirurgjinë robotike.

I ndodhur për një vizitë në Tiranë, profesor Eskicorapci, tregon lehtësirat që ka sjell për pacientët kirurgjia robotike ndërsa rrëfen dhe lehtësirat që ofrohen për pacientët shqiptar.

Çdo pacient nga Shqipëria që zgjedh Acibadem, mund të kontaktojë zyrën e këtij rrjeti spitalor në Tiranë, nëpërmjet të cilës bëhet shoqërimi i pacientëve dhe shoqëruesve të tyre drejtë Turqisë, ndërkohë që zyra kujdeset për të gjitha detajet e udhëtimit, akomodimit gjatë qëndrimit në spital, dhe më tej. Janë të shumtë departamentet e këtij rrjeti spitalor, por Departamenti i Urologjisë është një ndër më të ndjeshmit.

Ne ofrojmë ekzaminime urologjike me cilësi të lartë dhe diagnoza e shërbime të trajtimit për të rritur e fëmijë me një staf mjeksor dinamik i cili ndjek nga afër zhvillimet teknologjike dhe kujdeset deri në detaje për çdo pacient.’’

Cilat janë problemet më të zakonshme në Urologji?

Urologjia merret kryesisht me problemet e veshkave, problemet e prostates tek meshkujt  dhe ato të urinimit. Por ajo që ne urologët shohim dhe dëgjojmë më shpesh janë prostata, kanceri dhe gurët në veshka. Problemet me veshkat (kistet në veshka) dhe inkontinencën  (pamundësia për të kontrolluar urinën) e hasim kryesisht tek femrat  pas të 40-tave apo pas disa shtatzanive. Të shpeshtë tek kjo kategori kemi dhe problemet me infertilitetin (vështirësia për të patur fëmijë). Të gjitha këto sëmundje trajtohen me metodat më të fundit bashkëkohore pranë departamentit të Urologjisë në ‘’Acibadem’’.

Urologjia merret me kurimin e këtyre problemeve por më së shumti i kushtohet vëmendje kurimit të gurëve në veshka, problemeve të prostatës dhe pacientëve që vuajnë nga kanceri i prostatës.

Sa ndikon stili i jetesës në problemet urologjike?

Unë merrem veçanarisht me trajtimin e kancerit në rrugët urinare, kancerin e veshkave, prostatës dhe të testikujve. Nëse do të merrnim kancerin e veshkave, arsyeja kryesore se përse shfaqet është pirja e duhanit, hipertensioni, obeziteti dhe niveli lartë i kolesterolit. Po ashtu edhe për problemet e prostatës, ku si shkaktarë kryesor kemi duhanpirjen, por pa harruar dhe faktorin gjenetik. Nëse në familje kemi një anëtarë të prekur nga kanceri i prostatës (babai, ose vëllai), rreziku për tu prekur edhe ne është shumë i lartë, ndaj në të tillë persona këshillohen kontrolle të vazhdueshme.

Nuk mund të lëm pa përmendur dhe regjimin ushqimor. Konsumimi i lartë I yndyrnave të ngopura që gjenden sidomos në ushqimet fastfood, rrit shanset për tu prekur nga një kancer i këtyre llojeve.  Mjafton të përmendim faktin se në SHBA, numri I pacienteve të prekur nga kanceri i prostatës është shumë i lartë, por në Japoni shifrat janë shumë të ulta, në vendet mesdhetare, akoma dhe më të ulta. Pra shkurtimisht, ne jemi çfarë hamë!

‘’Acibadem’’ ofron trajtimet më të mira sa i përket këtyre problemeve. Le të flasim pak për teknikat tuaja.

Grupi Axhibadem ka të përfshirë në strukturën e tij shumë risi, veçanërisht për sa i përket trajtimit dhe kurimit të kancerit. Por nga këndvështrimi im, arritja jonë më e madhe është përvetësimi dhe aplikimi i kirurgjisë robotike. Nëse më parë një pacient me kancer të veshkave, prostatës apo llojeve të tjera të tij, i duheshin muaj për ta marrë veten nga dhimbjet dhe shenjat e të prerave mbi trupin e tij, me operacionet robotike (të mbyllura) pacienti thuajse nuk dhimbje fare dhe mund të shkoj në shtëpi pas një apo tri ditësh, gjithashtu të kthehen në punë shumë shpejt.

Një nga përfitimet më të mëdha të kirurgjisë robotike është se nuk ka pothuajse fare gjakderdhje dhe si pasoje nuk është e nevojshme të bëhet transfuzioni i gjakut për pacientët të cilët i nënshtrohen një ndërhyrjeje të tillë.

A janë të njëjta operacionet e hapura më ato robotike?

Disi. Operacion i mbyllur domethënë pacientit nuk ja pret mishin. I gjithë operacioni bëhet me vrima të vogla, maksimumi 1 deri në 5 vrima, dhe pas tre muajsh nuk ke asnjë shenjë, madje as vetë pacienti nuk arin ti gjej ato në trup. Në rastin e operacioneve të hapura pacienti qëndron në spital 7-9 dit, ndërkoh që me operacionin robotic ai qëndron në spital 1 ose 2 dit dhe pastaj shkon në shtëpi.

Në çfarë ndërhyrjesh përdoret zakonisht?

Përdoret për prostatën, veshkat,  fshikzën e urinës dhe kancer të testikujve.  Si funksionon? Në vrima të vogla ne fusim kamerën dhe unë e kontrolloj robotin nga jasht dhe pres brenda. Prsh në rastine  tumorit të veshkave, e shoh në kamer dhe me ndihmën e gërshërve e pres tumorin dhe shpëtoj veshkën. Ky është avantazh, sepse në rastin e operacioneve të hapura nuk mund ta bësh këtë gjë. Në operacionet robotike ne kemi një pamje 3D dhe mund të bësh lëvizje shumë të ndjeshme duke e prerë tumorin deri në precision/milimetra për të shpëtuar veshkën.

Në rastin e kancerit të prostatës ne mund ta operojmë atë duke bërë vetëm 4-5 vrima. Ndërkoh që pas 2 vitesh, ne do të mund të bëjmë operacion robotic, vetëm me një vrimë.

Cfarë e diferencon Acibadem nga të tjerët?

Ne kemi një ekip të mirë, dhe mbulojëm gjithçka në lidhje me urologjinë, edhe në raste fëmijësh dhe grash, edhe në rastet kur ke nevojë për operacione plastike për urologjinë, nëse ke kancer apo gurë në veshka. Nëse vjen këtu, të ndihmojmë në çdo aspect. E dyta, Acibadem ka teknologjinë më të fundit, është Spital Univeristar dhe ka një profil shumë të lartë. Si profesor në Departamentin e Urologjis, unë asistoj me një ekip shumë të mirë mjekësh, infermierësh e profesionistësh, ku veç ekspereincës që kanë mbi supe, janë gjithnjë edhe në sinkron me teknologjinë. Pra tek Acibadem gjenden të dyja, teknologja më e fundit, dhe profesionistët më të mirë.

Përse një pacient shqiptarë duhet të ju zgjedh ju?

Ju këtu në Shqipëri keni kirurgë mjaft të talentuar dhe të mirë, por jo mjetet e fundit teknologjike që përdoren në fushën e mjekësis. Acibademi ka të dyja. Kjo është ajo që ofrojmë tani dhe do të ofrojmë dhe në të ardhmen. Mund ti besoni plotësisht grupit Acibadem. Mund të vini këtu dhe thoni shqetësimet tuaja, dhe stafi ynë do ju drejtoj pranë deparamentit dhe mjekut përkatës.

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu